Home KRYESORE Bregu Bashes: S’mund te kerkosh qeveri teknike kur Rama-Meta kane 84 vota.

Bregu Bashes: S’mund te kerkosh qeveri teknike kur Rama-Meta kane 84 vota.

Nga Majlinda Bregu

Shume dakord qe te kete qeveri teknike deri ne zgjedhje!

Kush nuk do ta donte po te ishte ne opozite dhe perballe t’kishte alternativen e manipulimit te sigurt te zgjedhjeve te ardhshme me financime Hashashi, tenderash, korrupsioni dhe jo vetem! Dhe fatkeqesisht ia dalin me kete se njerezve ju ka shkuar ku s’ mban me!

Po si mund te arrijme tek qeveria teknike kur qeveria joteknike ka mbi 3/5-at e parlamentit qe jane paja e çiftit te palumtur???

Kush beson se partneret e ciftit te palumtur e duan kete?!

Se keta te dy çfare premtojne naten e prishin diten. E kane ndare mendjen te ndahen keta cifti i palumtur, apo do t’ i ndajme ne në opozite?

Pastaj, e pse te ndahen ata kur dashuria e tyre per pushtetin eshte dukshem me e forte se sa urrejtja per njeri-tjetrin?!

Apo do bindim partnerin tone konsensual qe te binde partnerin e tij konfliktual dhe te vine drejt nesh te ndare, per t’u ribashkuar ne nje qeveri ku do kene me pak per te shperndare per oborrtaret e tyre?!

Po ja nuk i bindem qe te ndahen,keta qe na jane bere si Yin e Yang, pastaj si do i’a bejme?!

Apo do t’i kerkojme popullit qe te dale e t’u thote ndahuni ju te dy Politikisht, Rilindni edhe njehere teknikisht, se keshtu mund te kontrollojme edhe konsensualin edhe konfliktualin!

E kam nje dyshim te forte se mos sa me shume perpiqemi t’i ndajme ne keta, aq me shume i bindim se bashke jane me mire!!!

Halli i tyre kjo marredhenie, jo i demokrateve.

Por kryepyetja qe kam eshte: Cfare do te ndodhe me reformen zgjedhore?! Asnjera nga dy partite qeverisese nuk ka cuar ende asnje propozim ne Komisionin e Reformes Zgjedhore megjithese i yni ka tre muaj qe eshte depozituar.

Atehere?
Nuk behet Reforma Zgjedhore?

Domethene mund te shkojme ne zgjedhje me Marreveshje Partiake pa Reforme Zgjedhore???

Pse nuk thone c do bejne me Reformen Zgjedhore as Konfliktuali dhe as Konsensuali?!

Kam frike se ajo qe duam ne me plot te drejte, nje Reforme Zgjedhore per te garantuar Zgjedhje te Lira e te Ndershme,dhe sigurisht edhe si garanci per Celjen e Negociatave po behet viktime e radhes e pazarit te ri te Ciftit Te Palumtur!

Share: