Home KRYESORE Duka: Ndjej keqardhje kur shoh disa zona qe nuk kanë ndryshuar që...

Duka: Ndjej keqardhje kur shoh disa zona qe nuk kanë ndryshuar që nga koha kur isha ministër!

Kryetari i Partisë Agrare Ambietaliste, Agron Duka ishte pjesë e emisionit “Dirate në Turizëm” e gazetares dhe moderatores, Rudina Xhunga, emisioni i cili transmetohet në Vizion Plus.

Problematikat e turizmit shqiptar dhe realiteti i tij në të gjithë vendin ishte qendra e bisedës së zhvilluar gjatë këtij emisioni.

Zoti Duka tha se shqiptarët e kanë kuptuar madje e dinë mjaft mirë që turizmi është ai që sjell të ardhura dhe zhvillim për ta, por janë mundësitë e vogla të investimit, buxhetet e vogla ato që e pengojnë atë.

“Në të vërtetë këtu nuk mund të flasim për një turizëm elitar siç është në vende të tjera, por ne kemi mundësinë të kemi një agroturizëm të mrekullueshëm. Une ndjej keqardhje teksa shikoj që në shumë zona nuk ka ndryshuar thuajse asgjë që nga koha kur unë kam qënë ministër.

Nëse uji ndërpritet çdo ditë, nëse e njëjta gjë ndodh edhe me energjinë elektrike, punimet në infrastukturë fillojnë njëherësh me nisjen e sezonit turistik, atëherë nuk ka si të jenë gjërat në rregull” tha ndër të tjera kryetari i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

“Unë mendoj se dy janë arsyet pse ky vend nuk zhvillohet. Problem i parë është qeveria. Problemi i dytë është eksperienca që njerëzit kanë me të ardhurart nga bujqësia. Për ta nisur nga e dyta.

Shqiptarët emigruan në vendet fqinje. Atje bënë të njëjtën gjë që duhet të bënin këtu, punuan në bujqësi dhe blegtori, dhe… kishin të ardhura më të mira se sa këtu.

Nëse do të ketë të ardhura të vogla nga puna në bujqësi, nëse vlera e ditës e punë në këtë sektor do të ketë këto të ardhura, atëherë kjo nuk bëhet tërheqëse për askënd.

Bujqësia shërben edhe si alibi për punësimin nga ana e partive politike. Unë mendoj se nëpërmjet zhvillimit të agroturizmit trefishohet numri i të punësuarëve në bujqësi. Për këtë duhet të hartohen dhe ndiqen politikat e duhura” tha zoti duka.

Pjesë e kësaj interviste në këtë emission ishin edhe problematika të tjera të turzimit dhe agroturizmit.

Share: