Home KRYESORE Dylgjeri: Ilir Meta si konfucian i bashkoi te gjithë ne Jale

Dylgjeri: Ilir Meta si konfucian i bashkoi te gjithë ne Jale

Nga Ylli Dylgjeri

Mësime konfuciane nga AKADEMIA e JALËS…

Siç edhe u konstatua në Jalë, gjatë ditëve të pushimeve aktive, u formatua dhe u përkrahën nga lektorët e ftuar shkolla dhe teori të qëndrueshme filozofike.

Parrulla e lashtë e rikujtuar nga Meta :

Fuqia vjen nga bashkimi, e përshkoi këtë takim akademistësh verorë.

U duk hapur se në takimin veror, krahas të ftuarve të tjerë jo socialistë, bashkjetuan sheshi, Mejdani, dhe Erion kapedani! Nisur nga ky kohezion figurash, u implementua me sukses edhe filozofia e vjetër kineze e Konfucit lidhur me qëndrimet që duhen mbajtur me kundërshtarët. Kinezet e lashtë nuk i donin heronjtë e vdekur… “Më mirë afrojini dhe bëji miq kundërshtarët, se sa ti vrasësh”- predikonin konfucjanët.

Kështu u bë dhe në Jalë. Shumë nga figurat e larta të PS u panë të pushojnë e ligjërojnë krah figurave të LSI-së nën duartrokitjen e LRI-së. Aq e vërtetë eshtë kjo sa i pari Bashkisë së Tiranës deklaroi në Jalë se “në Bashkinë e Tiranës kemi aplikuar filozofinë e Ilir Metës”.

Jala këtë herë rrëzoi përfundimisht edhe Ngjelën edhe ngjalën.

Fitoi Akademizmi!

Share: