Home KRYESORE Festohet 25 vjetori i vendosjes se marrdhenieve Shqiperi – Izrael.

Festohet 25 vjetori i vendosjes se marrdhenieve Shqiperi – Izrael.

Sot , festohet 25 vjetori i vendosjes se marrdhenieve Shqiperi – Izrael. Sipas ambasades izraelite ne Tirane, keto 25 vite reflektojne marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes popullit shqiptar dhe atij Hebre, te cilat kane ne themel kontributin e jashtezakonshem te Shqiptareve ne mbeshtetje te Hebrenjve gjate periudhes se Holokaustit.

“Marredhenie te rendesishme per dy popujt te cilat jane ne intensifikim konkret ne fushen e bashkepunimit ekonomik, rritjes se shkembimit tregtar dhe investimeve ne Shqiperi. Shqiptaret dhe Hebrenjte kane te perbashketa prekese ne historite e tyre, por permes veshtiresive jane bere me te forte. Mirenjohje e vecante komunitetit Hebre dhe personaliteteve Shqiptare dhe Hebreje per kontributin ne kete miqesi historike qe ekziston dhe do te shkruaje faqe te reja.” – shkruhet ne njoftimin e ambasades.

Me kete rast eshte zhvilluar nje takim miqesore midis Ambasadorit Izraelit Z. Boaz Rodkin dhe Ambasadorit Shqiptar ne Izrael Z. Bardhyl Canaj, Komunitetit Hebre dhe Konsullit te Nderit te Izraelit ne Shqiperi Z. Rodolf Xhillari si dhe miq te Ambasades.

Share: