Home KRYESORE Galdini: Me Ramen Kryeminister, zgjedhjet e ardhshme e kane rezultatin ne parcelat...

Galdini: Me Ramen Kryeminister, zgjedhjet e ardhshme e kane rezultatin ne parcelat e kanabisit.

Ndersa eshte rregjistruar ne KQZ si subjekt pjesemarres ne zgjedhjet e 11 shtatorit per Kryetarin e Bashkise se Dibres, LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike ka bere edhe nje deklarate publike nepermjet Kryetarit te saj Arian Galdini.

Ja edhe deklarata e plote e Arian Galdinit:

Gushti politik, nuk mund te jete gusht pushimesh per Opoziten. Fill pas miratimit te 7 ligjeve te nderlidhura me Reformen ne Drejtesi, Opozita kerkohet me domosdoshmeri qe te ngreje alarmjn publik dhe nderkombetar mbi kabisizimin e Shqiperise. Shqiperia po gjelberon kanabis dhe po kuterbon keq-qeverisje. Krimi i organizuar dhe Mafia Rajonale duket se kane mare nen kontroll pllajat, cukat, gerxhet, fushat e kodrinat e vendit tone dhe i kane mbjelle me kanabis anekend e kudo. Ky pushtim me kanabis i Shqiperise, rrezikon seriozisht te ardhmen ekonomike, morale, sociale dhe institucionale ne vendin tone. Iluzioni i perfitimit te momentit shume shpejt mund te kthehet ne makthin e thundres se krimit te organizuar dhe Mafias Rajonale. Asnje vend me droge e trafiqe nuk ka bere pasuri e as zhvillim. Ne te gjitha shembujt anekend botes, vendet qe kane lejuar parajsa trafiqesh dhe kultivimi a tregetimi te drogerave te cfaredollojshme, jane vende tejet te varfra e te zhytura ne luftra e konflikte te parreshtura. Krimi i organizuar dhe Mafia Rajonale bejne fitime kolosale. Ata jane skllavopronaret dhe ne skleverit e tyre, ne te tilla realitete. Ndaj duhet qe Opozita ta ktheje betejen kunder kanabisizimit te Shqiperise ne nje kauze te madhe politike, publike dhe nderkombetare. Kanabisizimi i Shqiperise rrezikon te kthehet ne nje bombe me sahat per zgjedhjet e ardhshme, kurdo ndodhshin ato, te parakohshme apo te rregullta. Me keto permasa dramatike te kanabisizimit te Shqiperise, ne zgjedhjet e ardhshme, rezultati nuk do te projektohet me ne kutite e votimit, por ne parcelat e kanabisit.

Kanabisizimi i Shqiperise, pervecse do te prodhoje para e pasuri shume te medha ne duart e krimit te organizuar dhe Mafias Rajonale, por po krijon per nevoja funksionale edhe banda paramilitare te ruajtjes dhe mbrojtjes se fushave te kanabisit, te cilat neser do te perdoren vetvetiu edhe per qellime elektorale.

Me Edi Ramen Kryeminister, kanabisizimi i Shqiperise eshte rruga e paracaktuar e tymosjes se zgjedhjeve te lira dhe te ndershme me kanabis.

Opozita kerkohet te jete shume e vendosur per te ndalur kete masaker te gjelber qe po i behet vendit duke mbjelle kanabis ngado, krim kudo, dhe vrasje te lirise dhe ndershmerise se zgjedhjeve per kedo.

Share: