Home KRYESORE Hyjnesha polifoni dhe mjerani barkeshpuar

Hyjnesha polifoni dhe mjerani barkeshpuar

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Nga media mesova keto dite se hyjnesha polifoni shqiptare po sulmohet nga nje qytetar yni i vetedeklaruar minoritar grek, qe mban mbiemrin e mjetit lundrues, barke. Cfare perballje sa per te qare aq edhe per te qeshur.

Pse per te qare?

Kam qene ambasador ne Keshillin e Evropes ne Strasburg, kur udhetuam me Drejtorin e Pergjithshem te UNESCO-s, dr. Frederiko Major per ne Shqiperi per te pare Beratin. Me nje helikopter se bashku me Frederiko Major fluturuam mbi Berat. Drejtori i UNESCO-s u rrembye nga mrekullia e Beratit e nder te tjera me tha…

“…a kendojne edhe banoret e kesaj krahine me polifoni?”..

E informova gjeresisht per shtrirjen gjeografike te polifonise shqiptare si dhe i thashe fare pak fjale per lashtesine, larmine dhe tipologjine e polifonise shqiptare. Frederiko Major mbasi beri me koke me tha…

“Shqiperia eshte e tera nje muze thesari boteror…por polifonia eshte hyjnesha e saj”…

Keto vleresime vinin nga drejtuesi i UNESCO-s. Ai e be promovues i madh i vlerave te kultures shqiptare permes diplomacise kulturore. Shqiptaret e kane trashegimine kulturore pasurine e tyre me te madhe. Brandimi i ketyre vlerave jashte, por edhe marketimi i mire i tyre permes turizmit brenda larteson cdo dite Kombin Shqiptar ne bote.

Mirepo ja qe na del nje qytetar yni i vetedeklaruar minoritar grek qe sulmon hyjneshen e kultures tone-polifonine shqiptare. Ky njeri eshte arketip fobik injorant qe don ta rrembeje edhe kete vlere me barken e tij e ta degdise neper ishujt helene apo neper monopatet e Malit Athos. E pastaj, mbas disa kohesh ta promovoje si thesar helenik…

Ka mjaft nga ky arketip fobik mjeran ne kufijte midis dy kulturave: shqiptare dhe helene. Ky lloj arketipi, edhe pa i’a kerkuar vendi i origjines se veteshpallur etnike kete mision, e merr vete persiper ate. Me barken e tij mund te jene rrembyer shume vlera materiale, ikonografike, arkeologjike…dhe mund te jene shpene te vendi fqinje.

Mirepo me polifonine nuk i ecen misioni arketipit fobik injorant. Ai nuk e di shprehjen e ndritur te gjeniut te muzikes, Ludvig van Beethovenit, i cili thoshte se

… “ne kete bote mund te prangoset cdo gje, por tingujt lumturisht jane te lire”…

Arketipi fobik injorant nuk e njeh dhe nuk e ndjen qe hyjnesha polifoni shqiptare eshte vete ajri i Shqiperise. A vidhet ajri??!! Sigurisht qe jo. Aq me shume nuk mund te vidhet nga nje barkaxhi. Dhe aq me pak kur eshte barkeshpuar…

Sa keq. Shume keq. Jashtezakonisht keq kur midis dy kulturave te lashta e te ndritura te shqiptareve dhe grekeve lundrojne ca arketipe fobik mjerane qe duan te ngrejne tym pa zjarr…

Share: