Home KRYESORE Investime energjetike në bregdetin e Palasës, ku rastësisht po ndërtohet një kompleks...

Investime energjetike në bregdetin e Palasës, ku rastësisht po ndërtohet një kompleks turistik

Ministria e Energjisë njoftoi se ka ndërmarrë investime të rëndësishme në bregdetin e jugut për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike.

Duket se investimet janë përqëndruar në zonën mes Himarës dhe Palasës dhe ministria e Energjisë raportoi se në Himarë është montuar nënstacioni ri i lëvizshëm (portabël) investim ky 200 milionë lekë. Ky nënstacion do te furnizojë me energji qytetin e Himarës, Qeparoin dhe zonën Dhërmi-Palasë dhe sipas shpjegimit të ministrisë rrit në maksimum sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike. Po ashtu ka përfunduar ndërtimi i linjës me nivele 35 dhe 20 kV nga Himara në Dhërmi (13 km me 45 shtylla), me vlerë investimi 247 milionë lekë, ndërsa po punohet për ndërtimin e N/Stacionit të ri 35/20kV në Dhermi, me një vlerë prej 140 milionë lekësh.

Por duhet shtuar se këto investime qeveritare që kapin vlerën e rreth 600 milionë lekëve koincidojnë me qellim ose jo, edhe me ndërtimin e resortit Green Coast në Palasë Himare.

Pra një pjesë të kësaj vije bregdetare qeveria ia dha në përdorim kompanisë që po ndërton kompleksin. Investimi në fjalë është i Balfin Grup dhe shtrihet në bregdetin mes Himarës dhe Palasës dhe nese keto investime nuk u bene me pare dhe po behen tani me urgjence kjo sigurisht duhet pare nga autoritet perkatese.

Po,r ajo qe dihet tashme ka te beje me vete Komunitetin e ketyre zonave i cili nuk eshte dakord me keto zhvillime dhe me menyren si po behen ato.

Ndersa ka televizione qe tashme bejne gjithe diten reklame falas per keto zhvillime atje, vete Komuniteti Himariot po organizohet per protesta qe do nisn me date 14 gusht dhe per keto zhvillime ne Media per fat te keq flitet pak!

Share: