Home KRYESORE Ja si i duket nje biznesmeni shqiptaro norvegjez ajo qe nuk na...

Ja si i duket nje biznesmeni shqiptaro norvegjez ajo qe nuk na ben pershtypje ne!

Nga Bujar Zhuri*

Sot isha ne nje zyre shteti! Isha ne zemer te Tiranes aty ku frutat e perimet shiteshin bashke me kepucet e cizmet plastike.

Kishte vetem nje rruge ne mes per hyre me pas ne zyren e Aluizmit prane ish stacionit te trenit ne Tirane.

Kurre nuk jam ndjere me keq se sa sot me Tiranen tone kur kam pare kte lloj ambienti ku pluhuri trazohej me ato qe ne fusim ne stomakun tone ndersa njerezit pudroseshin nga ky pluhur per te shkuar me pas ne radhe te gjata , madje duke shtyre njeri tjetrin ne nje zyre shteterore qe dukej si ndertesa e vetme ne mes nje shkreterire qe gelltit jete njerezish.

Vetja mu duk me keq se ne Kandahar edhe pse kte te fundit e kam pare ne media!

Ps: Bujar Zhuri eshte biznesmen shqiptar nga Norvegjia dhe ka plotesisht te drejte! Per fat te keq ne jemi mesuar me kete te keqe te madhe dhe te kudo ndodhur perpara syve tane!

Share: