Home KRYESORE Ja si shkuli dje shiu strehën e një ballkoni (Video)

Ja si shkuli dje shiu strehën e një ballkoni (Video)

Rrugët e përmbytura dhe pemët që gati shkulen nga stuhia me shi që përfshiu Tiranën, janë shumë pak të frikshme përballë kësaj skene.

Në një video amatore të dërguar në ‘BalkanWeb’, nga qytetari Miron Kotani, shihet se si era e fuqishme dhe breshëri ka arritur të ‘shkulë’ nga vendi strehën e një ballkoni në katin e pestë të një pallati, e cila ka rënë poshtë, duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve.

Ngjarja është regjistruar afër spitalit ‘Nënë Tereza” në Tiranë, në orën 17:12 minuta të pasdites. Reshjet me intensitet bllokuan për disa orë lëvizjen normale në Tiranë, ku përveç prezencës së ujit, u rëndua edhe trafiku.

Share: