Home KRYESORE Kanabisi mbulon vendin, SHISH: Dosje në prokurori me emra policësh

Kanabisi mbulon vendin, SHISH: Dosje në prokurori me emra policësh

Shërbimi Informativ Shtetëror ka përpunuar një material voluminoz mbi parcealt e mbjella me kanabis në gjithë vendin. Në këtë dosje të detajuar nuk flitet vetëm për hektarë dhe trafikantë por edhe për emrat policësh apo shefa policie që “mbrojnë” drogën. Kjo dosje sekrete, që raportohet nga TCH, është në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pjesë e punës në terren për mbledhjen e informacionit për drogës është bërë vetë kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika i cili ka patrulluar me helikopter zonat ku rritet kanabisi.

Nuk jepen detaje mbi informacionet e shërbimit sekret për shkak se sipas burimeve, hetimet mbi këto të dhëna po i bëjnë prokurorët, të cilët mund të hapin “hetimet kryesisht” dhe nuk përjashohen përgjimet masive ndaj të dyshuarve.

Raporti citon një burim të thotë se ka zona të caktuara në jug të vendit, sikurse edhe në veri, që ruhen nga njerëz të armatosur të cilët nga bashkëpunimi me njëri-tjetrin formojnë tiparet e grupeve kriminale.

Gjithashtu, në këtë informacion përcjellë Krimeve të Rënda përmenden edhe emra të oficerëve të policisë të dyshuar se janë të implikuar./Opinion.al

Share: