Home KRYESORE Kathimerini: Athina e shqetësuar për afrimin e Ramës me Idrizin

Kathimerini: Athina e shqetësuar për afrimin e Ramës me Idrizin

Udhërrëfyesi për të cilin është renë dakord qershorin e kaluar mes Shqipërisë dhe Greqisë për të përmirësuar lidhjet dypalëshe po shkon drejt fundosjes. Të paktën kështu shkruante sot gazeta greke Kathimerini duke iu referuar burimeve diplomatike në Athinë, të cilat paralajmëronin se nëse bisedimet nuk do të nisin shumë shpejt mund të anulohen.

Kathimerini kujton se çështjet kryesore që ndajnë dy shtetet janë, trajtimi në Shqipëri i pakicës greke, mosmarrëveshja për detin dhe kërkesa e Tiranës zyrtare për kompensimin e komuniteti çam të dënuar gjatë Luftës së Dytë Botërore

Burimet diplomatike, sipas “Kathimerinit” ia atribuojnë ngecjen e bisedimeve mes palëve dhe retorikës nacionaliste që sipas saj buron nga qeveria e Edi Ramës, të cilat sipas saj kanë krijuar përplasje të reja jo vetëm me Greqinë por edhe me Serbinë

“Autoritetet në Greqi janë të shqetësuar për bashkëpunimin e Ramës me PDIU-në e Shpëtim Idrizit” shkruan gazeta greke, ndërsa shton se kjo parti pengon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, sidomos tani para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në verën e ardhshme.

Sipas gazetës greke një përplasje e re ka nisur edhe mes Shqipërisë e Turqisë, pas kërkesës së Ankarasë për mbylljen e shkollave të Fetullah Gulen në Shqipëri./ora news

Share: