Home KRYESORE Komiteti Shqiptar i Helsinkit eshte cenuar siguria ne burgje.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit eshte cenuar siguria ne burgje.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vëren se ngjarjet e raportuara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Shën Koll dhe Vaqarr kanë cenuar sigurinë e personave të privuar nga liria dhe personelit që kujdeset për këta persona, në këto institucione.

Pavarësisht se mënyra dhe rrethanat në të cilat kanë ndodhur këto dy ngjarje janë të ndryshme, KShH vëren se jeta dhe shëndeti i personave të privuar nga liria është vënë në rrezik, duke shkaktuar një të dënuar të vdekur në Institucionin e Shën Kollit dhe një të dënuar të plagosur në Institucionin e Vaqarrit.

Share: