Home KRYESORE Kristela Gjoka, nusja që iku nga shtëpia pas dasmës 70 mijë Euro

Kristela Gjoka, nusja që iku nga shtëpia pas dasmës 70 mijë Euro

Historia me fund të hidhur e prezantueses së “Top Channel”,  Kristela Gjoka dhe reperit nga Kosova, Agon Fejzullahu (Noga) ka  tronditur publikun. Përveç faktit që martesa zgjati vetëm 21 ditë,  artisti deklaroi se Kristela abortoi fëmijën e tyre në muajin e gjashtë.

Ata u martuan më 17 Qershor 2016, dhe në harkun e tre javëve diçka  ndodhi mes çiftit që ata i dhanë fund lidhjes me shumë mllef ndaj  njeri-tjetrit. Agon Abdullahu njihet si reper në tregun muzikor të  Kosovës, pasi u spikat që në moshën 5 vjeçare për talentin e tij në  fushën e BeatBox.

Albumin e parë e publikoi në moshën 10 vjeçare, ndërsa në vitet 2009-2010, u zgjodh si adoleshenti më i mirë në Evropë për  BeatBox. Suksesi i tij shihet edhe në pjesëmarrjen në koncertet e  këngëtarëve me famë botërore si: 50 cent, Snoop Dogg, Busta Rhymes,  Method Man & Red Man etj.

Ku u njohët me Kristela Gjokën?

Jemi takuar rastësisht në Ulqin. Unë kam qenë me shoqërinë time dhe ajo me shoqërinë e saj. Aty u njohëm dhe planifikuam të ardhmen me
njëri-tjetrin.

Si ndihesh pas kësaj ndodhie në jetën tënde private?

Normal që nuk ndihem mirë, pasi ajo abortoi fëmijën tonë (që ishte vajzë), në muajin e gjashtë të shatzënisë dhe pa dijeninë time. Unë
vetëm e dërgova te familja, dhe ajo bëri këtë gjë. Nuk erdhi me mua për pushimet që kishim prenotuar në Turqi, në hotelin Adami&Eva.

U shprehe se gjithçka e bëri për të përfituar nga pasuria jote. Kishit bërë celebrim?

Po, për pasuri e bëri, por për fat të mirë unë s’kisha bërë kurorëzim me të kështu që…

Sa para ke shpenzuar me të gjatë kohës që ishit bashkë?

Sa vlera e gjysmës së qytetit të saj. Vetëm dasma kushtoi 70.000 Euro. Më shumë s’po flas.

Kur e kuptove se të donte vetëm për paratë?

Sepse po të ishte e dashuruar, sadopak të më donte nuk do të largohej nga shtëpia pa asnjë kontakt, s’do mohonte shtatzëninë, do të më
pranonte siç jam me familjen, do të vinte me pushime me mua, s’do abortonte fëmijën tonë pa lejen time në muajin e gjashtë… Të gjitha këto më bënë të kuptoj se çfarë lloj dashurie ka pasur ajo.

Ndarja erdhi si rrufe në qiell të hapur për publikun. Çfarë ndodhi në martesën e tuaj 21 ditore që filluan mosmarrëveshjet?

Si fillim ajo mohonte shtatzëninë në shoqëri dhe media. Veç kësaj kishte kërkesa absurde, nuk ishte tip familjare me sjellje normale që mund të bëjë një njeri që të do.

Dhe si ishin ato tre javë si të martuar?

Unë personalisht kam menduar gjithë jetën me të, ndërsa ajo besoj se i ka numëruar ditët me mua.

Nga kush përbëhet familja jote? E vërtetë është që s’donte të jetonte me familjen tënde?

Familja ime përbëhet nga nëna dhe dy motrat. Edhe pse shpenzuam 1 milionë Euro për të rregulluar shtëpinë, dhe ajo zgjodhi gjithçka që
preferonte që nga dhoma, etj., prapë u largua nga shtëpia dhe s’u duk më fare.

Sa ditë qëndroi pas martesës, dhe ta bëri të qartë që po ndahej nga ty?

Qëndroi tre javë. Ajo mohoi shtatzëninë dhe vazhdoi jetën e saj. Mëthoshte gjithmonë: “Mos trego që jam shtatzënë, sepse s’dua ta reklamoj
fëmijën tim! S’e kuptoja fare, sepse lumturia nuk ka pse të fshihet”.

Pas ndarjes postove foto me një tjetër bionde në krah. Ke nisur lidhje të re?

Ajo është pjesë e familjes sonë. Lidhje të re jo, sepse kam ndjenja dhe karakter. E nga kjo situatë që më është krijuar s’më lejon të mendoj për atë pjesë./express.al

Share: