Home KRYESORE Kryefjala e Biden ne Kosove:Lufta kunder krimit dhe korrupsionit

Kryefjala e Biden ne Kosove:Lufta kunder krimit dhe korrupsionit

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Vizita e zevendes Presidentit Biden ishte fundit e nje zyrtari te larte te Shtepise se Bardhe nga administrata Obama ne Kosove. Mbas pak muajsh ndryshime do ndodhin ne Presidencen e SHBA gjithesesi.

Mesazhi pare

Pavaresisht ndryshimeve te pritshme, ajo qe nuk do ndryshoje do jete politika e SHBA ndaj Kosoves dhe popullit te saj. Kete, qartesisht e vuri ne dukje me tere gjuhen e saj te folur, trupore dhe emocionale vizita e Biden. Prandaj ky lypet te lexohet edhe si mesazhi i pare i zevendes Presidentit te SHBA.

Mesazhi dyte

E gjithe vizita e Biden ne Kosove u karakterizua nga emocione te forta miqesore, nga dashuria e madhe per popullin shqiptar, nga dedikimi dhe vendosmeria e SHBA per te mbeshtetur Kosoven. ShBA, pra, mbeshtesin Shtetin e Kosoves dhe popullin e saj. Askush nuk mund te pervehtesoje individualisht apo partikularisht miqesine ShBA-Kosove. Ky lypet te konsiderohet si mesazhi i dyte i Biden.

Mesazhi trete

Marredheniet aktuale ShBA-Kosove dhe perspektiva e zhvillimit te tyre do varen nga vete zhvillimet e brendshme ne Kosove. Keto zhvillime kane te bejne kryekeput me permiresimin cilesor te qeverisjes se puneve publike.

Qeverisja publike ne Kosove eshte perballe dy sfidave te medha: luftes kunder krimit dhe luftes kunder korrupsionit. Sic dihet keto dy plage kancerogjene kane lindur dhe gjeneruar ne nivelet alarmante aktuale nga faktoret dhe aktoret kryesore te Kosoves, qe drejtojne qeverine dhe institucionet e tjera publike prej shume vitesh.

E ardhmja e Kosoves, e zhvillimit te saj si dhe e vete partneritetit Kosove-ShBA do te varen nga suksesi ne luften kunder krimit dhe korrupsionit. Ky lypet te lexohet qartesisht si mesazhi i trete i Biden per drejtuesit aktuale te Shtetit dhe Qeverise se Kosoves.

Mesazhe nderkombetare

Kosova ka detyrime te rendesishme per te permbushur ne marredheniet e saj me Serbine drejt normalizimit, me fqinjet drejt konsolidimit, me strukturat euro-atlantike drejt integrimit. Keto sfida lypet te konsiderohen si pjese e detyrimeve bilaterale dhe multilaterale te vete Shtetit te Kosoves.

ShBA dhe politika e tyre e jashtme  ne Ballkan nuk do preferojne me tutje ne te ardhmen te prioritizojne shtete individuale, sic ka ndodhur deri disa vite me pare.

SHBA dhe politika e tyre e jashtme do shkojne drejt ekulibreve dhe balancave te reja me te gjithe shtetet ne Ballkan, me synimin strategjik per terheqjen e gjithe ketij nen-rajoni ne strukturat Euro-Atlantike. Ky duket te jete mesazhi i katert i Biden ne Kosove.

Ky eshte mesazhi i katert qe lypet te konsiderohet me shume seriozitet dhe pergjegjesi nga drejtuesit e sotem dhe te ardhshem te Kosoves.

Lideret e sotem dhe te ardhshem te Kosoves lypet te kuptojne mire se ShBA do marrin pozicion gjithnje e me neutral ne raportet Kosove-Serbi, Kosove-Mal te Zi, Kosove-Maqedoni, Kosove-Shqiperi etj.

Ne thelb kjo do thote qe realizimi dhe implimentimi i marreveshjeve nderkombetare te Kosoves jane pjese e politikes se jashtme dhe e interesave te saj.

ShBA dhe politika e saj e jashtme nuk preferojne te nderhyjne e per konseguence as te diktojne mbi qeshtje qe jane bilaterale apo multilaterale te Kosoves me shtete te tjere fqinje e ne rajon.

Specifikisht, lidhur me draft-marreveshjet mbi demarkacionin dhe asociacionin Biden theksoi rendesine e tyre. Por, Biden foli principalisht dhe kurresesi per draftet aktuale, te cilat jane pjese e diskursit politik, publik dhe akademik ne Kosove dhe Shqiperi.

Vete SHBA zbatojne parimin konsesual “check and balance” per marreveshjet nderkombetare. Pra, per marreveshjet nderkombetare ne ShBA nevojitet pajtueshmeria midis Presidentit dhe Senatit. Kete parim te brendshem ShBA e deshirojne edhe ne politiken e jashtme te shteteve te tjere demokratik. Edhe ne rastin e delimitimit te kufirit detar Shqiperi-Greqi, SHBA mbajten qendrim neutral. SHBA, pra, nuk fuksionojne me dy standarte.

Lideret e Kosoves nuk mund te perdorin personalitetet e ShBA, ceremonite protokollare me to dhe fjalimet publike ne keto raste per te shtyre agjendat e tyre politikisht kotradiktore dhe projektet e tyre publikisht dhe akademikisht te kundershtuara.

E thene pa doreza diplomatike, lideret e Kosoves lypet ta kuptojne se nuk mund te fshehin deshtimet e tyre prapa ShBA dhe aleateve te tjere te Kosoves. Dhe shkaqet themelore te ketyre deshtimeve jane krimi dhe korrupsioni ne nivele te larta.

Eshte i njohur historikisht fakti se prapa “lualajitetit” servil ndaj te huajve fshihen lidershipe qe duan te mbulojne inkriminimin e larte dhe korrupsionin spektakular te tyre.

Por prapa gishtit nuk mund te fshihet pylli..

Share: