Home KRYESORE Marinën, murgesha shqiptare që i mbijetoi tërmetit në Itali

Marinën, murgesha shqiptare që i mbijetoi tërmetit në Itali

Mes fotove që po bëjnë xhiron e internetit të cilat tregojnë dhimbjen, kurajon dhe forcën e atyre njerëzve të cilët u përballën me tërmetin ishte dhe një murgeshë e cila mesa dukej përpiqej të kontaktonte familjarët e saj për ti informuar se ishte mirë.

Gazetarja e Ora News në Itali Alba Kepi tregon se ajo është Mariana, 32 vjeçe murgeshë shqiptare e kolegjit të Padre G. Minozzi në komunën Amatrice, një nga zonat më të goditur nga tërmeti.

“Kolegji është shkatërruar plotësisht. Munda të shpëtoj. Po presim lajme mbi tre motrat e tjera që ndodheshin me mua në manastir dhe dy persona të tjerë mysafir në kolegjin tonë” tha ajo.

Ora News kontaktoi me selinë qëedrore të këtij kolegji në Romë të cilët u shprehën “se janë të shqetësuara për motrat që ndodheshin në degën e tyre në Amatrice”

Share: