Home KRYESORE Mbante Ferrari në fshat, arrestohet lezhjani nga Talja

Mbante Ferrari në fshat, arrestohet lezhjani nga Talja

Ferrari nuk është shumë i përshtatshmë për rrugët e fshatrave shqiptare, megjithatë një 43 vjeçar nga Tale e Lezhës e përdorte pa shumë probleme. Telashet në fakt i erdhën me dokumentat.

S.M ra në sy shumë shpejt, jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga uniformat blu. Policia bëri verifikimet dhe makina rezultoi e vjedhur në Itali. Ferrari tani është parkuar në Komisariatin e Lezhës ndersa lezhjani nga Tale shkon në bankën e të akuzuarve.

Share: