Home KRYESORE Plagosje me armë në Tiranë

Plagosje me armë në Tiranë

Një person është plagosur me armë zjarri këtë të diel në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në bllokun e pallateve të njohura si “pallatet e Delijorgjit”. I plagosuri është lënduar në krah. Ai është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se ka shoqëruar dy persona.

Share: