Home KRYESORE Si u tradhëtua vjetërsia e gjuhës shqipe përmes devijimit të shkencës së...

Si u tradhëtua vjetërsia e gjuhës shqipe përmes devijimit të shkencës së gjuhësise europiane?

Ekskluzive nga Altin Kocaqi

Shkenca e gjuhësis së krahasuar është e njohur ndryeshe si ‘indoeuropianistika’ ose ‘shkenca e gjuhëve indoeuropiane’. Kjo shkencë ka më se 200 vjetë që ka fjalën e parë shkencore në gjuhësi.

Si lindi shkenca e gjuhësis indoeuropiane?

Indiana Johns, personazhi real që është bërë edhe filëm, gjatë kohëve që ishte në Indi vuri re se një dialekt i shumerishtes, sanskritishtja, kishte fjalë të ngjajshme me gjuhët europiane. Do ishte më se normale që këto fjalë të ngjajshme të kishin shkuar në Indi me anë të kolonizatorve por shumë shpejt u vu re se dorëshkrimi i vjetër i sanskritishtes teknike, shek VI para Krishtit, që dokumentohet para gjuhës teknike greke, atikishtes, fundi shek V para Krishtit, ruante të njejtat fjalë që sot quhen ‘fjalë simotra’ të gjuhëve europiane. Nga ky dialekt ne sot kemi fjalët më të vjetra të pranuara në shkencën e gjuhësis.

Pas dialektit të sanskritishtes kemi dokumentimin e atikishtes letrare në shek V pr Kr edhe me pas dokumentimin e latinishtes letrare. Të treja këto gjuhë janë baza më e vjetër , sipas kohëdokumentimit të gjuhëve simotra, me sanskritishten më të vjetrën. Dy gjuhët e fundit njihen edhe si gjuhët klasike. Ato ruajnë në traditën e dorërishkrimit fjalë paragreke edhe paralatine për të cilat shkenca deri më sot hesht!!

Nga këto fjalë të përbashkëta është mbështetur se dikur, në një kohë shumë të vjetër, ekzistonte një pellgë në të cilin flitej ‘mëma e gjuhëve’. Pikërishtë nga ky pellgë mendohet se e kanë preardhjen fjalët e përbashkëta në gjuhët europian. Ky pellgë, për çudi, asnjëherë nuk u kërkua tek paragrekolatinët edhe mbetjet origjinale të gjuhës së tyre (lexo referncën nr 3).
Shkenca e gjuhëve IE  mori për bazë dokumentimin më të vjetër të fjalëve edhe natyrisht që ky dokumentim përkon me sanskritishten. Pas një pune të mirfilltë shkencore u hodhen bazat e fonietologjisë duke krahasuar dokumentimin e fjalëve nga gjuhët më të vjetra tek gjuhët më të reja. Pas ndërtimit të shkencës së fonietologjisë u bë e mundur të dallohej edhe renditja e vjetërsis së një fjale simotër në gjuhët europiane. Kështu, psh, ‘fjala shqipe ‘ashtea’, eshtra, sipas Franz Bopp 1), gjendet shumë më pranë rrënjës së sanskritishtes ‘asti ‘. Greqishtja – sipas tij- e ka prishur zanoren embrionale ‘a’ në ‘o’ = ostrakas. Kjo prishje e zanores tregon gjuhën më të re qe, sipas ligjeve fonetike, nuk ka kthim mbas nga ‘o’ për tek ‘a’ embrionale. Po ashtu edhe latinishtja- gjithmon sipas Franz Bopp, ‘os, ossis’ është asimiliuar në ‘osstis’ edhe ashtu si greqishtja e ka humbur formën embrionale që dokumentohet tek sanskritishtja edhe që ruhet shkëlqyeshëm tek shqipja.

Kur babai i shkences se gjuheve IE, Franz Bopp, i provoj këto arritje, bota shkencore nuk pati asnje kundershti , edhe as nuk ka akoma, ndaj i mbetej vetem ti pranonte. Asnjë studim shkencor i derimësotëm nuk e ka rrëzuar Franz Boppin : asnjë i vetëm. Është ecur gjithmon nën gjurmët e tija sepse nuk munden ta kundërshtojnë edhe ta rrezojnë. Por a do e honepsnin dot grekët edhe italianët këtë? Natyrisht që shkencëtarët e gjuhës e honepsën sepse akoma me keq do të ishte për ata në se shkenca do zhvillohej në drejtimin e gjuhëve klasike, greqishtes edhe latinishtes. Në këtë drejtim fjalët e vjetra paragreke edhe paralatine do e zbehnin njëherë e mirë lavdin greke edhe latine duke nxjerrë më në pah Jonët, Eolët edhe Etrusket paragrekolatinë.

Ku u tradhetua shkenca e gjuhëve IE  në lidhje me gjuhën shqipe?

Ligjet e zhvillimit fonetik sipas Franz Bopp të njohura e të zhvilluara nga Grimm & Verner (Grimm’s law, Verner’s law) nuk lënë asnjë hapsirë që Franz Bopp të ketë gabuar . Por, siç duket, gjuha shqipe nuk duhej teë dukej më e vjetra’! Mbi Bopp, Grimm edhe Verner shkelën edhe po shkelin akoma vazhdimtarët e kësaj shkence me në krye Gustavo Meyerin. Në se Bopp, drejtësisht, vendosi rregullin se ‘sanskritishtja dokumentohet si më e vjetra edhe ajo është barrometri i gjuhëve më të reja’ Meyer, Miclosch etj e devijuan shkencën e analizës fonetike edhe vendosin per barrometer jo analizën fonetike por ‘kohëdokumentimin më të vjetër të një gjuhe’ . Si rrjedhoj shqipja dokumentohet nga fundi i gjuhëve indoeuropiane, me formulën e pagëzimit, ndaj, sipas tyre, bie vlera e saj si gjuha më e vjetër me bazë ligjet fonetike. Çabej nuk e kundërshtoj këtë rregull, bile e mbrojti!! 2) Kush tjetër mund të fliste?

Natyrisht që edhe me këtë litarë që na kanë hedhur në fyt ka edhe një tjetër rrugë që e provon shqipen si gjuhën paragreke. Kjo arrihet me ‘mbetjet origjinale të gjuhës paragreke’3) ku fjalën e parë shkencore e ka filologu arbëresh Demetrio Camarda.
Referenca

1. Franz Bopp, Mbi gjuhën shqipe…,botuar nga infopress, Prishtinë 2016, f 91. Këtu do gjeni analizën e kësaj fjale edhe analizat fonetike, të shumë fjalëve të tjera, që provojnë vjetrsinë e gjuhës shqipe.

2. Eqerem Çabej. “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe I”,shb Çabej, Tiranë 2008, f 20. Këtu Çabej na tregon se si i sheh shkenca e gjuhësis europiane(në ndryshim nga Bopp) gjuhët simotra.

3. Eqerem Çabej. “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe I”,shb Çabej, Tiranë 2008, f 90-91. Këtu Eqerem Çabej na tregon se ‘ në se ka lidhje mes shqipes edhe pargreqishtes kjo lidhet me Pellazgët edhe pellazgjishten. Këtë rrugë shkencore e kishte provuar më parë gjuhëtari arbëresh Demetrio Camarda, Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese, Livorno 1864, si edhe më pas Altin Kocaqi, Dokumente historiko gjuhësorë, Tiranë, 2013./Gazeta InfoPress

Share: