Home KRYESORE Takimi i Presidentit Nishani me Komunitetin Himarjot edhe ne “Albania Daily News”

Takimi i Presidentit Nishani me Komunitetin Himarjot edhe ne “Albania Daily News”

“Albania Daily News” eshte e vetmja gazete ne gjuhen angleze qe botohet ne Shqiperi dhe nga e cila informohet kryesisht prezenca diplomatike e huaj per zhvillimet kryesore politike shqiptare.

Ne numrin e sotem kjo gazete i ka kushtuar nje hapesire te rendesishme takimit te Presidentit te Republikes Bujar Nishani me perfaqesues te Komunitetit Himarjot te cilet kundershtojne projektin e qeverise Rama ne raport me bregun dhe pronat e tyre ne ato zona.

“President offers support to Himara community on their properties’ issue”. Ky eshte nje nga titujt kryesore me te cilen hapet sot gazeta Albanian Daily News, media ku informohen misionet diplomatike dhe organizmat nderkombetare ne Shqiperi. Sepse kjo gazete e di, qe ata njerez qe informohen prej saj, vijne nga vende ku e drejta e prones se trasheguar, eshte baza apo themeli ku ata kane ngritur demokracine ne shtetet e tyre. Eshte ajo demokraci ku ne aspirojme ti bashkangjitemi, por jemi akoma shume larg perderisa ende nuk ka shkuar prona tek i zoti dhe kur akoma me keq, mafia kerkon t’i grabise!” shkruan ne faqen e tij ne Facebook Nikollaq Neranxi, drejtori ekzekutiv i shoqates se Komunitetit Himarjot dhe organizator i reagimit qytetar ne Himare.

Share: