Home KRYESORE Video/ Ja pesë shenjat e kancerit të gjirit që nuk duhen injoruar...

Video/ Ja pesë shenjat e kancerit të gjirit që nuk duhen injoruar kurrë

Bazuar në studimet e Shoqërisë Amerikane për kancerin, vlerësohet se rreth 246.660 raste të reja të kancerit të gjirit janë zbuluar te gratë amerikane këtë vit. Ndërkohë 40.450 gra do të vdesin nga kanceri i gjirit.  Ky kancer te gratë është më i shpeshti. Diku 1 në 8 gra në Amerikë do të ju zhvillohet kanceri i gjirit gjatë jetës së tyre, transmeton davidwolfe.com, përcjell Kolona.al.

Ndërgjegjësimi i kancerit i gjirit shkon përtej njohjes së statistikave. Bëhet e ditur se për parandalim duhet njohur shenjat dhe simptomat e kancerit të gjirit, me shpresën që mos ta lëmë të zhvillohet, përcjell Kolona.al.

Nishan i ri /Zëvendësohet me nishanin ekzistues

Shumica e nishaneve ngjasojnë me rrezikun e lartë të kancerit të lëkurës. Madje mund edhe të asitiojnë edhe  me kancerin e gjirit.

Në një studim ku janë përcjell  89.902 gra të moshës 40-65 vjeçare, vihen në dukje të dhënat e tyre mjekësore përgjatë 18 vjetëve.

Numri i nishaneve që secila grua ka pasur në fillim të studimit. Gjatë studimit  me 5.956 gra janë diagnostigikuar me kancer të gjirit.

Kolli apo dhimbje fyti që nuk largohet

Kanceri fillon në një fazë që në fillim quhet primar. Nëse ky kancer shkon në një pjesë tjetër të trupit formohet një tumor tjetër, dhe quhet kanceri sekondarë.

Kanceri i gjirit mund të përhapet në mushkëri dhe kjo mund të zbulohet nga një kollë e zgjatur ose ngjirurit e zërit. Kanceri përhapet në mushkëri në 60-70% të grave që sëmuren nga kanceri i gjirit. Shenjat më të zakonshme janë gulçim dhe kollë e thatë.

Ndryshimet në fshikëz

Kanceri i gjirit shkakton ndryshimin e hormoneve, të cilat ndikojnë po ashtu në uretrën dhe e vështirësojnë kontrollimin e saj.

Kjo është e njohur si mos mbajtjeje e urinës. Shenja e zakonshme përfshijnë rrjedhjen e urinës gjatë aktiviteteve të tilla si kollitjes, teshtitjes ose duke ushtruar. Një shenjë tjetër është nëse ju vjen shumë shpesh të urinoni. Nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga këto simptoma, bëni takim me një profesionist të kujdesit shëndetësor.

Lodhje

Lodhja është një shenjë e ngjashme me kancerin, por është shumë shpesh prezentë edhe para diagnostifikimit.

Lodhja nuk largohet edhe me gjumë edhe me pushim. Kanceri shoqërohet edhe me shenja të tjera si dhimbja, prishja e gjumit dhe depresioni.  Nga kërkimet e bëra besohet se lodhja vjen si pasojë e mos balancimit të kimikateve, të cilat shkaktojnë kancer.

Dhimbje e pa shpjegueshme të shpinës

Dhimbja e shpinës është shumë e shpeshtë. Bile kjo mund të dëgjohet tek 8-10 persona.

Dhimbje prapa shpinës lidhet me kancerin e gjirit. Kjo manifestohet si presion mbi brinjë dhe shpinë, ose dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës që ndjehet. Ajo gjithashtu mund të jetë një shenjë e kancerit të gjirit, e cila është përhapur në shpinë./Kolona.al

Share: