Home KRYESORE Video/ Marton 6 vjeçaren në këmbim të një dhie

Video/ Marton 6 vjeçaren në këmbim të një dhie

Një 55 – vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se është martuar me një vajzë vetëm 6 – vjeç, në këmbim të një dhie. Seyed Abdolkarim u ndalua nga oficerët e policisë në provincën Ghor, Afganistan, pasi autoritetet u njoftuan se ai ishte martuar me një fëmijë, në një ceremoni fetare.

Vajza mësohet se ishte shitur nga babai i saj, i cili gjithashtu përfundoi në pranga. Sipas raportimeve, ai e kishte shitur të bijën në këmbim të një dhie, si dhe një sasi orizi, sheqeri, çaji dhe vaji për gatim.

Sipas britanikes “Mirror”, ai tha se e kishte të vështirë të mbante familjen dhe shkëmbimi i vajzës do të thoshte se do të përfitonte ushqime dhe do të humbiste një gojë për të ushqyer.

Në videon më lart shfaqet moment i arrestimit të babait të së voglës, e identifikuar vetëm me emrin Gharibgol, ndërsa gratë e fshatit e sulmojnë për veprimin e bërë./klan

Share: