Home KRYESORE Vajza nxirret nga rrënojat pas 17 orësh gjalle!

Vajza nxirret nga rrënojat pas 17 orësh gjalle!

Një vajzë 10­ vjeçare është nxjerrë nga rrënojat në Pescara del Tronto shkatërruar keq nga tërmeti në Italinë Qendrore. Në mbrëmje, tri gra vraponin në atë çka ka mbetur nga rruga e qytezës dhe bërtisnin “Ajo është gjallë”. Shefi i Zjarrfikësve, Danilo Dionesei, ka konfirmuar se pas 17 orësh vajza është nxjerrë e gjallë nga nëntoka dhe është dërguar në spitalin më të afërt. Ai nuk dha shumë detaje për gjendjen e saj. Motra e saj nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë pranë shtëpisë së vogëlusheve ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të shpëtonin edhe një gjyshe dhe dy mbesat e saj, të cilat kishin mbetur të bllokuara thellë. Por, fatkeqësisht, pas shumë orësh gërmime, ato arritën të nxirren në sipërfaqe, por të pajeta.

Share: