Home KRYESORE Video/ Zbardhet e vërteta e sherrit të ashpër në Shëngjin, ja pse...

Video/ Zbardhet e vërteta e sherrit të ashpër në Shëngjin, ja pse polici grushtoi shoferin

Pas pamjeve të para që Jetaoshqef.al publikoi mbrëmjen e djeshme për një sherr në Shëngjin dhe pas dëshmisë së vëllait të shoferit, vjen një tjetër version i ngjarjes.

Janë pamjet e plota të të gjithë sherrit, nga fillimi dhe deri në fund të tij, të cilat zbulojnë edhe përgjigjen e pyetjes: Pse e goditi polici shoferin?

Drejtuesi i mjetit, i cili kishte ardhur me familjen nga Italia për të kaluar pushimet në Shqipëri, për shkak të trafikut zgjodhi të parakalonte dhe menjëherë polici i ka kërkuar të ruante krahun e tij, por shoferi zgjodhi t’i jepte gaz makinës duke i shkelur këmbën punonjësit të policisë. Menjëherë ky i fundit i ka thyer xhamin dhe i ka kërkuar të zbresë nga makina duke e nxjerrë me dhunë.

Në mes të rrugës ka nisur sherri mes tyre dhe pas disa minutave, polici ka thirrur përforcime, por deri në ardhje të tyre, debati ka denigruar në dhunë fizike me shqelma dhe grushte.

Për më tepër shikoni pamje e plota të sherrit në videon e mëposhtme, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia./jetaOshQef

Share: