Home KRYESORE Dylgjeri keshillon Koco Kokedhimen

Dylgjeri keshillon Koco Kokedhimen

Ish këshillari i Fatos Nanos, Ylli Dylgjeri me stilin e tij karakteristik te sarkazazmes ka postuar një status pas incidentet në mbledhjen e kryesisë së PS-së ku me urdhër të Edi Ramës, ish deputeti Koço Kokëdhima u la jashtë dyerve.

Dylgjeri e fton Kokëdhimën që të rrokë “armët” e t’ia nisë sulmit se përndryshe sipas tij ai rrezikon të harrohet…

Statusi i Ylli i Dylgjerit

I dashur Koço,

mësova sot se nuk të kanë ftuar në mbledhje në Kryesinë e PS-së. E si të mos mjaftonte kjo, të kanë hequr edhe liçencën e Radios +2.

Pas këtyre bëmave, s’më mbetet tjeter vetem të jap nje këshillë miku: merr një nga këto armë që i mban në mur, dhe ndizja O vetes… O armikut!

Do përjetsohesh, ndryshe u harrove.

Miku yt Dylgjeri

Share: