Home KRYESORE Galdini: Nga çam – çeshtje am, mberritem tek çam – çeshtje Hahn

Galdini: Nga çam – çeshtje am, mberritem tek çam – çeshtje Hahn

Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini, ne nje njoftim per shtyp shpreh gezimin e tij dhe te LDE por edhe mbeshtetjen e mirenjohjen e thelle per deklaraten e Komisionerit per Zgjerimin Johanes Hahn ne te cilen ky i fundit njeh si nje problem qe duhet diksutuar mes Shqiperise dhe Greqise, ceshtjen came.

Deklarata e plote e Arian Galdinit:

Per shqiptaret nuk ka vetem lajme te keqija. Madje paradoksi qendron tek fakti se shqiptatet qe Qeverisin shqiptare jane gjeneratore dhe burime lajmesh e ngjarjesh te keqija per shqiptaret, nderkohe qe Partneret Strategjike te Shqiptareve, SHBA dhe BE mbeten si ngahera besnike qellim-mbare dhe dashamires se shqiptareve.

Komisioneri Hahn u tha shqiptareve, grekeve dhe gjithekujt tjeter se ceshtja came eshte aty, ekziston dhe kerkon zgjidhje. Kjo njohje qe Hahn dhe nepermjet tij Komisioni Europian i ben ceshtjes came, ka nje rendesi madhore sepse pervecse kemi per here te pare nje deklarate zyrtare nga nje Drejtues i Larte i BE per ceshtjen came, kemi edhe nje ftese te BE qe Greqia te relaksohet, e te dale nga gjendja mentale e mohimit dhe te ulet ne Tryezen e Dialogut dhe Bashkepunimit me Shqiperine, per ti dhene zgjidhje perfundimtare e te plote ceshtjes came.

Deklarata e Komisionerit Hahn ka nje rendesj madhore edhe sepse ckomplekson dhe zgjidh nga vargonjte e vetecensures apo heladocensures qe politika, partite dhe politikanet e Shqiperise kane kur behet fjale per shtrimin e ceshtjes came.

Kjo eshte nje dite e madhe per cdo shqiptar. Sigurisht qe vecanerisht e mbi te gjitha, Komuniteti Cam ka arsye kapitale per ta festuar kete lajm. Por ne themi se po njelloj kete lajm duhet ta festoje cdo shqiptar, te gjithe shqiptaret, nga cdo ane e krahine qofshin.

Nese deri dje ceshtja came ishte vetem nje ceshtje am, per ne shqiptaret. Nga dje, ceshtja came eshte edhe ceshtje Hahn.

Pra te flasesh per Camerine, te flasesh e perpiqesh e kerkosh per zgjidhjen e ceshtjes came, nuk kategorizohet me vetem si nje qendrim patriotik, por edhe si nje qendrim Europeist.

Falenderojme edhe Ministrin e Jashtem te Greqise Kotzias qe pati rastin te deshmoje edhe kesaj rradhe me mospranimin e deklarates se Hahn dhe ceshtjes came, se Greqia si vend Anetar i BE, kur kerkon nga Shqiperia qe te plotesoje standartet dhe kriteret Europiane per te ecur perpara ne rrugen e Integrimit Europian, ka ende te paplotesuar kriterin politik dhe te te drejtave te njeriut, ndonese anetaresimin ne BE e ka mare ne kohe e kushte te tjera negociimi.

Ndoshta me kete qendrim te Kotzias dhe Greqise zyrtare, mund te arsyetohet pozitivisht se perse BE duhet ti hape sa me pare negociatat me Shqiperine, edhe pse mund te kemi ende pune per te bere me standartet dhe kriteret.

Share: