Home KRYESORE “25 deputetë duhen për të shbërë ligjin e mbetjeve, mos u bëni...

“25 deputetë duhen për të shbërë ligjin e mbetjeve, mos u bëni bashkëfajtor me 63 të tjerët!”

Nga Sokol Shameti

25 deputetë duhen. Nga 75 që votuan kundër ose nuk votuan ligjin e plehërave, mjafton që 25 prej tyre të kërkojnë anullimin e këtij ligji me një referendum popullor dhe kaq është. Nuk mjaftojnë ca fjalime në Kuvend dhe ca statuse në fejsbuk.

Nëse nuk thërrasin referendum, atëherë janë fajtorë njëlloj me ata që votuan pro. Nëse duan të tregojnë se nuk e duan vërtet këtë ligj kriminal dhe janë gati t’i shkojnë deri në fund, mënyra është vetëm kjo: të hedhin firmat në një kërkesë për referendum.

Share: