Home KRYESORE Agron Duka mbledh Lidhjen Rinore Ambientaliste

Agron Duka mbledh Lidhjen Rinore Ambientaliste

Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi eventin e madh të parë për rininë e saj me temë “Rinia, periudha e vlerave dhe vitalitetit”.  E njohur ndryshe si Lidhja Rinore Ambientaliste me një pjesëmarrje të madhe  nga e gjithë Shqipëria u mblodhën sëbashku për t’i dërguar një mesazh të qartë politikës shqiptare. Kryetari i LRA duke iu drejtuar bashkëmoshatarëve të tij tha se nga sot qeveria do ta ketë të vështirë të sillet si deri më tani me të rinjtë.

Hergi Tabaku – Kryetar i Lidhjes Rinore Ambientalist

rinoret-ambientalisteRinia shqiptare sot nuk është më si ajo e 25 viteve më parë. Ne sot kemi kauza të tjera. Ne sot po përballemi me demokraci të rreme. Ne sot po përballemi me një pushtet hileqar, dinak, ne duhet të fitojmë luftën tonë dhe kjo luftë është për më shumë të drejta, për më shumë pjesëmarrje, për më shumë mjedis të pastër e të gjelbër, për më shumë institucione arsimore. Të gjithë bashkë, të bashkuar, duhet të dimë të bindim qeverinë aktuale se ka ardhur koha të pranojë dështimin. Ata nuk do të munden kurrë të na nëpërkëmbin.

Në mbështetje të plotë të të rinjve të LRA-së Kryetari i PAA Agron Duka, deklaroi se ai dhe forca politike që kryeson nuk e shohin LRA si një degëzim të partisë por si mbështetësin kryesor të saj. Kryetari Duka tha se të rinjtë do të gjejnë pranë Partisë Agrare Ambientaliste atë mbështetje që deri më sot nuk e kanë gjetur në asnjë forcë tjetërt politike.

Agron Duka – Kryetar i PAA

agron-duka1Sot më shumë se kurrë vlen thirrja:

Mos Ik!

Ti vlen për vendin tënd!

E duam tokën tonë!

E duam Shqipërinë të pastër!

Shqipëria është e jona!

Një parti politike përbëhet nga individë të cilët duhet të jenë njerëz me integritet, njerëz me të fjalës së mbajtur. Unë besoj se ju jeni të tillë. Ne do të jemi afatgjatë sepse kjo parti bazohet në vlerat tuaja.

Të rinjte e LRA i përshëndeti dhe përfaqësuesi i PAA për qarkun Tiranë, Adi Haxhiymeri. Në logjikë të Kryetarit të PAA Haxhiymeri, solli shembullin e tij personal për të mos e braktisur vendin por për të kërkuar më shumë mundësi këtu.

Adi Haxhiymeri – Përfaqësues i PAA për Tiranën

Ndihem krenar që Partia Agrare Ambientaliste me në krye zotin Agron Duka ka projekte konkrete për ju. Ka projekte konkrete për qytetin, për fshatin, aty ku punohet, aty ku konsumohet, dhe mbi të gjitha për ambientin tonë të përbashkët. Përqafojeni këtë parti, mbështeteni fort, bëhuni aktivistë të zellshëm duke qënë të sigurtë se mbështesni veten tuaj, familjen tuaj dhe të ardhmen më të mirë që meritojmë të gjithë ne.

Në këtë aktivitet kombëtar të të rinjve të LRA ishin të ftuar përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare. Po ashtu aktivitetit nuk i munguan as elementët artistikë ku mund të përmendim performancën e këngetarit Renis Gjoka si dhe të grupit të baletit. Prania e tre futbollistëve të Kombëtares Shqiptare si Alban Bushi, Andi Lila, Edvin Murati e bënë shumë entuziaste atmosferën e këtij aktiviteti.

lidhja-rinore-ambietaliste

Share: