Home KRYESORE AKIP kundër Ambasadës Amerikane, Protesten e bejme ne, jo PD

AKIP kundër Ambasadës Amerikane, Protesten e bejme ne, jo PD

Një ditë përpara protestës së organizuar nga Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve është shënuar një përplasje mes shoqërisë civile dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Një njoftim i kësaj të fundit ka nxitur reagimin e disa përfaqësuesve të AKIP. Selia diplomatike amerikanë në Tiranë nuk dihet nëse për shkak të një lapsusi apo qëllimisht e etiketoi tubimin protestë të së shtunës një organizim të PD.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Aleancës Kundër Importit të Plehrave.

“Sqarim! Lidhur me njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane për marshim-protestën e ditës se nesërme kundër importit të plehrave, i bëjmë me dije Ambasadës Amerikane se autorësia e kësaj proteste i takon Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP, e cila është një grupim vullnetaro – qytetarë dhe OJF-sh. Leja për protestën e nesërme është dërguar nga AKIP. I kërkojmë Ambasadës Amerikane të korrigjojë menjëherë tekstin pasi sipas njoftimit të saj, kjo protestë organizohet nga opozita. Ju faleminderit, AKIP” – thuhet në reagimin e këtij grupimi.

Share: