Home KRYESORE Arben Llalla sulmon Fatos Lubonjen ne mbrojtje te Cameve te Dibres

Arben Llalla sulmon Fatos Lubonjen ne mbrojtje te Cameve te Dibres

Nga Arben Llalla

Nuk është rastësore që Fatos Lubonja herë pas herë shfaq jo vetëm ndenjat e tij islamofobe, por edhe ato kundër shqiptarëve të Çamërisë.

Dje, publikisht Fatos Lubonja i ftuar në banakun e një studioje televizive ofendoi shqiptarët e Dibrës dhe shqiptarët e Çamërisë duke deklaruar:

“U përfshi dhe PDIU, kur ne e dimë që në Dibër nuk ka çamë. Ka diçka këtu, kush janë këta çamë?!”

Këto tezat e kërkimit të çamëve në Dibër, kanë kohë që gëlojnë në shtypin e helmuar shqiptar, i cili shpesh e merr pagën falë burimeve të lodhura të fqinjëve jugorë grekë, vllehë apo tek honoraret e kompanive telefonike që kontrollohen nga Sheshi Wilson.

Të udhëhiqesh nga kjo ndjenjë sektare mes krahinave, është të bësh më shumë se nja akt tradhëtie kombëtare, të ndjellësh një konflikt mes shqiptarëve të toskërisë dhe gëegërisë e të ndezësh urat e urrejtjes fetare.

Po përse duhet të kërkojmë me domosdo çamë në Dibër, kur PDIU është një parti kombëtare? Me këtë logjikë pse ka një deputet të LSI-së në Dibër, derisa atje nuk ka skrapallinj?

I rikujtoj Lubonjës se shqiptarët e Çamërisë nuk janë ardhës në trevat shqiptare, në këtë rast në Dibër, çamët s’janë ardhës në Shqipëri me trastën e ardhacakut lypsar, shërbëtor apo kujdestar bagëtie si kanë ardhur të tjerët me kombësi joshqiptare.

Fatos Lubonja duhet të gjejë identitetin e tij nga i ka rrënjët… .

Dhe sa për qartësi për Fatos Lubonjën, PDIU nuk është parti e çamëve, por e tërë shqiptarëve pa dallime fetare e krahine. (Dy deputetë të PDIU kanë lidhje direkte me dibranët, por Fatos Lubonja ka lindur bythmbrapsht, siç thonë nga anët tona).

Sa për shprehjen “..kur u bashkuan të gjitha qelbësirat për të rrëzuar Sali Berishën, krimi u fuqizua”, besoj që fjala “qelbësirë” i shkon më shumë për shtat Fatos Lubonjës dhe disa opinionistëve të ish-Bllokut, të cilët përveç parasë nuk njohin gjë tjetër dhe shkruajnë në bazë së pagesës që ju ofrojnë të tjerët, pavarësisht cili është paguesi, qelbësirë, mafioz, vrasës, e kështu me radhë.

Përfundimisht i them Fatos Lubonjës se njeriu nuk duhet të shohë vetëm majtas dhe djathtas, por sytë shohin edhe drejtë, kuptohet kur ke përqendrim të natyrshëm

Share: