Home KRYESORE Basha: Ka tension me ambasadorin Lu, por raportet janë të shkëlqyera

Basha: Ka tension me ambasadorin Lu, por raportet janë të shkëlqyera

Kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi se marrëdhëniet e tij me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu janë të shkëlqyera.

Gjatë një interviste për ‘Studio e Hapur’ Basha theksoi se qëndrimet e diplomatit kanë qenë të mira, ndërsa të tijat, si të një ‘politikain në karrierë’. “Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera. Ai është një diplomat i shkëlqyer, unë një politikan karriere. Nuk kam pse të amnistohem unë. Jam rivendikuar. Më është dhënë të drejtë. PD dhe Lulzim Bashës, dhe gjithë qëndrimeve që kemi mbajtur. Ndaj në kolazhin tuaj mungon deklarata e PPE-së. PD dhe roli i PD, në përcaktimin e amendamenteve kushtetuese ka qenë përcaktues.

Kemi marrë vlerësime për këtë. Ndaj, rëndësi ka rezultati”, tha Basha duke folur për procesin e reformës në drejtësi. Fill pas miratimit të projektligjit të ‘Vettingut’, pa praninë e opozitës dhe vetëm me votat e maxhorancës, ambasadori Donald Lu reagoi duke kritikuar qëndrimin e të gjithë atyre deputetëve që nuk u bënë pjesë e këtij procesi. Ne daljet publike të tij, diplomati Lu ka shprehur rezerva për qëndrimet e PD-së dhe Bashës. Ai pranoi se ka patur momente shumë të tensionuara gjatë procesit para votimit të reformës por pavarësisht kësaj, theksoi se marrëdhëniet me ambasadorin janë të shkëlqyera.

“Ka patur shumë momente të tensionuara. Por marrëdhëniet me ambasadorin amerikan janë të shkëlqyera. Nuk pranova asgjë që nuk do ta pranonit amerikanët”, tha Basha./balkanweb/

Share: