Home KRYESORE BE: Po monitorojmë situatën e trafikut

BE: Po monitorojmë situatën e trafikut

Edhe Bashkimi Europian është i shqetësuar mbi situatën e trafikut të drogës nga Shqipëria ndaj dhe po monitoron në mënyrë të vazhdueshme përpjekjet e autoriteteve shqiptare për t’u përballur me këto fenomene. Zëdhënesja e Komisionit Europian, Nabila Massrali thotë se rasti i fundit i avionit “Piper” në bregdetin e Ishmit duhet hetuar në mënyrë të plotë dhe efektive.

“Do ju referoja edhe një herë te deklarata e shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini gjatë Këshillit të Stabilizim Asocimit BE – Shqipëri. Po e citoj:”Krimi i organizuar, korrupsionin dhe trafiku i drogës janë çështje që Shqipëria duhet të trajtojë dhe t’i zgjidhë”.

Përveç kësaj, mund t’ju them se Komisioni Europian është duke monitoruar në mënyrë konstante situatën lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

Ne jemi në dijeni të aksidentit që ka ndodhur javën e shkuar në Ishëm dhe ne presim që autoritetet kompetente të vijojnë me një trajtim gjyqësor të ndershëm dhe efektim ndaj kësaj çështjeje”. Zëdhënësja e Komisionit Europian thotë se Bashkimi Europian organizoi një mision vlerësimi për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në Gusht në bashkëpunim me delegaionin e BE -së dhe me ekspertë të shteteve anëtare lidhur me forcimin e kapaciteteve ligjore për të luftuar këto fenomene. Tv Klan

Share: