Home KRYESORE Berisha e Shalsi përplasen në Rinas, ja si “thumbon” i ish-kryeministrit për...

Berisha e Shalsi përplasen në Rinas, ja si “thumbon” i ish-kryeministrit për plehrat

Një dialog interesant është zhvilluar pak orë më parë në aeroportin “Nënë Tereza”. Burime për SYRI.net bëjnë me dije se në një moment, në hollin e aeroportit janë kryqëzuar ish kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist Eduard Shalsin bashkë edhe me 3 ligjvënës të tjerë që gjithashtu po udhëtonin jashtë shtetit.

Në një moment raportohet se Berisha i është drejtuar deputetit Shalsi duke e pyetur: “Po shkon për azil politik?”.

I gjendur në siklet nga thumbimi i ish-kryeministrit Berisha, Shalsi nuk ka reaguar por ka ulur kokën. Thumbimi i Berishës për Shalsin i referohet faktit se ishte deputeti socialist ai që ka marrë kosto te mëdha publike, po aq sa Edi Rama pas mbështetjes publike për ligjin e importimit te mbetjeve.

Miratimi i këtij ligji ka shkaktuar një valë mbarëpopullore zemërimi ndaj qeverisë dhe deputetëve që e mbështetën atë.

Duket se pyetja e Berishës i ka ndjekur fort deputetit Shalsi edhe për faktin se njihet botërisht se Rama pasi i përdor njerëzit e tij i braktis në një moment te caktuar në mos i shet.

Share: