Home KRYESORE “Bombë” e Donald Lu: Politikanët që kanë përfituar nga lidhjet e tyre...

“Bombë” e Donald Lu: Politikanët që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët i dime!

Në bashkëbisedim me studentë të gazetarisë, ambasadori amerikan është ndalur edhe tek çështja më e diskutuar kohët e fundit, për trafikun e drogës.

Donald Lu tha se Qeveria e SHBA duartroket punën e bërë nga Guardia di Finanza italiane për të eleminuar kultivimin e kanabisit.

Sipas tij, Qeveria e mëparshme dhe kjo e sotmja, kanë të dyja probleme me trafikun e drogës dhe ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës.

Lu nënvizoi se ShBA e di që ka politikanë, kryetarë bashkisë dhe kandidatë që janë dënuar për trafik droge në vendet e BE.

Pyetje: Jam Merxhani. Kam përfunduar studimet për gazetari dhe po përgatitem për diplomën. Dua të di qëndrimin dhe opinionin tuaj lidhur me situatën në Shqipëri dhe debatin politik lidhur me të. Faleminderit.

Ambasadori Lu: Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka nxitur qeverinë e Shqipërisë dhe Policinë e Shtetit që të bëjë më shumë në luftën kundër trafikut të narkotikëve. Agjencia për Luftën Kundër Drogës e SHBA (DEA) punon ngushtë me Policinë e Shtetit të Shqipërisë për të luftuar trafikimin e drogës, me fokus të posaçëm tek trafikimi i heroinës dhe kokainës. Programi ynë ICITAP i asistencës për policinë për disa vite ka zhvilluar një kamp veror që ndihmon të rinjtë t’i thonë jo drogës. Ne, qeveria e SHBA përgëzojmë përpjekjet e Guardia di Finanza të Italisë për përpjekjet e tyre për të eliminuar prodhimin e kanabisit. Ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë më shumë për këtë problem të përbashkët që kemi bashkë me Shqipërinë, sepse e dimë që ky problem ndihmon për të krijuar probleme të tjera me korrupsionin, krimin e organizuar dhe varësinë nga droga. Pyetja që kam disa herë në media është nëse situata sot është më keq se sa ishte nën qeverinë e kaluar. Dhe reagimi im është se mendoj të dyja, qeveria e kaluar dhe qeveria aktuale kanë probleme me trafikimin e drogës dhe ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës. Dhe mendoj se ia vlen të sjellim në mend që e dimë se ka një numër anëtarësh të parlamentit, ka kryebashkiakë në Shqipëri dhe ka pasur kandidatë për kryebashkiakë që kanë pasur dënime për trafik droge në shtete anëtare të BE-së.

Share: