Home KRYESORE Ceshtja e Pronave ne Himarë kerkon zgjidhje ne Rrugë Ligjore

Ceshtja e Pronave ne Himarë kerkon zgjidhje ne Rrugë Ligjore

Nga Nikollaq Neranxi

Himarjotët të gjithë bashkë, për të dërguar para drejtësisë hajdutët e pronave tona dhe bashkëpunëtorët e tyre! Dua t’ju bëj me dije se Komuniteti i Himarës, i përfaqësuar nga disa Shoqata, këtë muaj ka një angazhim të madh, pse jo të përmasave historike.

Pasi protestuam në Himarë, duke kundërshtuar me vendosmëri cdo lloj prishje dhe investimi publik pa marrë pronat e trashëguara dhe pa marrë pëlqimin e banorëve për cdo ndryshim të qytetit tonë, këtë muaj ne do t’i drejtohemi edhe rrugëve ligjore.

Me përkrahjen e shumicës së himarjotëve edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, por duke veçuar përkrahjen e madhe financiare dhe me asistencë juridike nga komuniteti himarjot që jeton në Amerikë, ne do të padisim në Gjykata, pushtetin vendor dhe atë qendror për të gjitha padrejtësitë që na janë bërë.

Ceshtja e certifikatave te pronesise ne Himarë

protesta e himares7Do hapim disa procese gjyqësore për të cilat ekspertët po punojnë prej javësh dhe për detaje do flasim në ditët në vazhdim.

Himarjotët kërkojnë certifikatat e pronës së trashëguar të cilat na u zvarritën 25 vite pa na i dhënë, ndërkohë që tani duke u justifikuar me gjoja punë publike, duan të na shembin shtëpitë tona shekullore për të na i grabitur dhe më pas dhe për të na përzënë nga trojet tona.

Himarjotet emigronin para 150 vjetësh, atëherë kur nuk kishte shtet dhe kur ktheheshin vinin re qe, askush nuk kishte guxuar t’ia prekte pronën. Ndërsa sot që aspirojmë të bëhemi edhe vend i BE-së, dikush ka zgjatur duart për të prekur atë që është e jona dhe e patjetërsueshme.

Meqenëse kemi disa muaj që e kemi bërë publike shqetësimin tonë, të akuzuarit u munduan të na baltosin me lloj, lloj skenarësh se gjoja nuk kishim hallin e pronave, por ishim të përdorur politikisht!

Kjo ndodhte, ndërkohë që ne kërkojmë vetëm certifikatat e pronësisë të cilat dihet botërisht që nuk i kemi.

Kjo ka qenë kohë e mjaftueshme që pushteti të “na sfidojë”, duke na thënë: “Hajdeni merrni certifikatat e pronësisë! Po gënjeni, askush nuk do që t’iu grabisë!”

Komuniteti Himarjot nga sensibilizimi i politikes dhe protesta drejte rrugës se Gjykatave

protesta e himares5Por certifikata nuk do na i japin Ufot, institucionet e këtij vendi e kanë për detyrë të na i japin. Madje edhe nëse nuk i gjejnë në kadastrën e Vlorës, (sepse është tentuar edhe të asgjësohen, packa se janë në disa kopje), mund t’i gjejnë kopjet e tyre edhe në vende fqinje.

Pra gjithçka ishte shumë e thjeshtë. Mos-bërja e këtij veprimi, për fat të keq nuk na nxjerr dot ne gënjeshtarë, edhe pse do ta donim këtë sfidë nga pushtetarët. Mesa duket, ne me ta do takohemi tashmë në salla gjyqesh, aty ku po na premtojnë përditë që do bëhet revolucion e që nuk do të ketë më drejtësi të korruptuar.

Ne shpresojmë shumë dhe, meqë do kemi shumë punë për të bërë me drejtësinë (edhe në fushën e biznesit) në ndryshim nga rritja ekonomike për të cilën kryeministri thotë që është Shqiperia edhe pse ju nuk e ndjeni, shpresojmë që Reformën në Drejtësi do ta ndjejmë.

Gjithsesi ne jemi të vendosur dhe nuk do të dorëzohemi derisa t’ia dalim me sukses dhe përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë.

PS: Nikollaq Neranxi eshte drejtor ekzekutiv i Shoqates Komunteti Himarjot

Share: