Home KRYESORE Debate në “Tonight” – “Dibra” në Prokurori, Vokshi: U ble vota; Xhaçka:...

Debate në “Tonight” – “Dibra” në Prokurori, Vokshi: U ble vota; Xhaçka: Latë nam!

Partia Demokratike i qëndron fort tezës se mazhoranca e bleu me paratë e drogës fitoren në Dibër, duke shfrytëzuar varfërinë e tejskajshme në atë zonë.

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, e cila ishte e angazhuar personalisht javën e fundit në fushatë, deklaroi në emisionin “Tonight Ilva Tare” se demokratët kanë bërë gati një kallëzim penal me të gjitha rastet e blerjes së votës.

 Vokshi: Kam qenë e angazhuar javën e fundit në këtë fushatë, në Maqellarë.Edhe kandidati i PS ishte i çuditur nga rezultati, mendo pak se çfarë është bërë dhe mënyrat që janë përdorur për të blerë votën.Blerja e votës, mënyrat që janë përdorur për të blerë votën, qoftë presioni, shantazhimi, paratë në dorë, paratë e drogës kryesisht, kanë qenë krej pa kontroll ndaj dhe rezultati ka qenë krejt i pakontrolluar.Kemi hartuar një kallëzim penal të cilin jemi gati ta dorëzojmë, me fakte, foto, me emra konkretë.I bëj thirrje Prokurorisë të angazhohet maksimalisht për të zbuluar atë çfarë ka ndodhur realisht në Dibër këto dy muajt e fundit.

Në emision pati debate mes deputetes demokrate dhe koleges së saj të PS-së Olta Xhaçka, të cilat ndanë qëndrime të kundërta mbi rezultatin e Dibrës.

Pjesë nga debati

 Vokshi: A e kishe Arben Ndokën?Çfarë është, është deputet? Ja ku e ke. E ke të përjashtuar dhe të dorëhequr nga grupi parlamentar.

Xhaçka: Arben Ndoka është një person që u dorëhoq në kuadër të ligjit btë dekriminalizimit që ju të mos vazhdonit të shpifnit. Të mos dëgjonit fëmijët e tij historitë që ju i sajoni.

Vokshi: I dënuar në Itali dhe ti e di për çfarë. Dhe ti e çon te zona ime. Kanë qenë dhe deputetë të tjerë që besoj i njeh shumë mirë. Ja ku e keni Arben Ndokën, e keni tek qendra në Maqellarë.

Xhaçka: Mos u merr me Arben Ndokën, por merru me gratë dhe vajzat për të cilat ti personalisht shkove atje.

Vokshi: I kam takuar gratë dhe vajzat dhe meqë i bëre axhendën Kryeministrit, meqë ndenje atje një muaj të paktën një herë të shkosh pas zgjedhjeve.

Xhaçka: Unë kam shkuar disa herë në Peshkopi. Ne kemi një forum shumë të mirëorganizuar atje por meqenëse ti shkove për gratë dhe vajzat të lutem ma shpjego një çikë pjesmarrjen e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave në zgjedhje dhe votën që hodhën pro mazhorancës dhe kandidatit tonë.

Vokshi: 42% është. Aq sa e ke përqindjen gjithandej.

Xhaçka: Mos u merr me këto personazhe.

Krasniqi: Për zgjedhjet e pjesshme është e lartë, por e njëjtë me zgjedhjet e kaluara.

Vokshi: Ke hequr mësueset për arsye politike. Ke hequr infermieret për arsye politike. Ja ku e ke foton të fotografuar.

Xhaçka: Drejtoni gishtin nga vetja.

Vokshi: Ja ku e ke votën e infermieres. Ti flet me llafe, unë flas me vepra.

Tare: Çojani Prokurorisë.

Vokshi: Ja kemi çuar. Se flet Edi Rama si Big Brother, se është bërë si Don Rama që drejton kartelet e drogës. Ja ku e ke, kemi kallëzimin penal. Kjo është vota e fotografuar në qendrën Burim, kam dhe emrin e infermieres. Ka qenë tek qendra që unë isha prezente. Ka qenë dhe zoti Gaçe dhe Balla tek e njëjta qendër. Ja ku e ke infermieren që është shtrënguar ta fotografojë votën sepse ka qenë e detyruar ta fotagrafojë sepse është kërcënuar me heqjen nga puna. Ja ku ke dhe dy emra të tjerë. Agimi dhe gruaja e vet kanë fotografuar votën, është për PS vota. Ja ku ke Erjolën, është infermiere.

Xhaçka: Me këto fletushkat e vogla do tu mbushësh mendjen atyre dibranëve që janë manipuluar zgjedhjet? Atyre që ta dhanë mësimin me votë.

Vokshi: Ja ku e ke këtu administratorin duke ushtruar presion. Ja ku i ke makinat e Doganës, është denoncim i medias, që janë përdorur.

Xhaçka: Latë nam me këto histori, se nuk janë as makinat e Doganës.

Vokshi: Ja ku i ke makinat e policisë, duke marrë votues. Kam qenë vetë aty, ti nuk ke qenë.Pyet zotin Gaçe se ka qenë aty, te qendra Burim. Grupi parlamentar i PD ishte në një prezencë jo të vogël në Dibër sepse donim të ruanim votën, qytetarët. Keni denoncimet në media, 405 janë shtuar për ndihmë ekonomike, ndërkohë që të tjerëve u është hequr.Presion për votuesin.Është shfrytëzar varfëria e tejskajshme.Ishte skemë e PD për të parë sesi vepronte mazhoranca në zgjedhje.

Xhaçka: Këta mendojnë se të gjithë të zgjuarit janë mbledhur në Tiranë dhe vetëm budallenjtë paskan mbetur nëpër provinca. Nuk është kështu. Njerëzit kanë ditur për çfarë kanë votuar, kanë hedhur një votë të mirëinformuar, mos vazhdoni ti fyeni se është e turpshme.

Vokshi: Po ti u kërkove falje për Shukriun atyre grave dhe vajzave? Një ndjesë.

Xhaçka: Shukriu nuk ka lidhje fare me moralin e PS.Kërkoju ti ndjesë sot për të gjithë kolegët e tu që u kanë ushtruar dhunë personalisht atje njerëzve./Ora News

Share: