Home KRYESORE Deputetët e PS e greves së urise i marrin pagat atëhershme sot...

Deputetët e PS e greves së urise i marrin pagat atëhershme sot me gjyq!

Disa nga deputetët e Partisë Socialiste që ishin pro bojkotit të kuvendit në vitin 2009, i janë drejtuar gjykatës për të marrë paratë e pagave që u janë mbajtur nga mungesa e tyre në parlament.

Edhe pse nuk shkuan asnjë ditë në parlament, me anë të gjyqit 6 prej tyre i kanë marrë kuvendit 8.8 milionë lekë. Janë deputetët Eduard Shalsi, Besnik Baraj, Arta Dade, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe. Besnik Baraj ka marrë 1.388.909 lekë nga kuvendi edhe pse s’ka shkuar asnjë për afro 6 muaj me radhë në parlament.

Arta Dade ka përfituar me vendim gjyqësor 1.513.221 lekë, Gramoz Ruçi ka marrë 1.489.208 lekë nga vendimi gjyqësor i datës 25.06.2015. Të njëjat shifra kanë përfituar me gjyq edhe Erjon Braçe apo Eduar Shalsi e Fatmir Xhafaj. Në kohën e bojkotit, deputetët socialistë shpreheshin të gatshëm sakrifikojnë e mandatet.

Ata “u sakrifikuan” edhe në grëvën e urisë që zgjati rreth 20 ditë, të ngujuar para kryeministrisë me çadra e me shirita të kuq lidhur në kokë. Por nga gjithë ai aksion, është e qartë se deputetët e PS nuk kanë pranuar të sakfirikojnë vetëm një gjë: paratë! /Lapsi.al

Share: