Home KRYESORE Dhunimit të biznesmenit libanez/ Investon miliona euro në Shqipëri, për t’a falenderuar...

Dhunimit të biznesmenit libanez/ Investon miliona euro në Shqipëri, për t’a falenderuar i japim “dajak”

Policia ka bërë me dije se në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, u përplasen mjetet, tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi”.

Pas kësaj përplasje ka patur një konflikt mes personave që udhetonin me 2 makinat.

Për pasojë është lënduar nga dhuna dhe u dërgua për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe një pasagjer, shtetas i huaj rezident në Shqiperi Fadil Mitri.

Drejtuesi i mjetit “Volkswagen” së bashku me pasagjerët, te dyshuar si ushtrues të dhunës, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policise dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe shoqerimin e personave të tjerë të përfshirë në aksident dhe me pas në aktin e dhunshëm, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të agresoreve.

Nga informacionet e para, është bërë me dije, se në spital kanë mbërritur edhe shumë ministra e zyrtarë të qeverisë, raporton Opinion.al

I njëjti burim tha se në spital ndodhen ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministrja e Ekonomisë Milva Ikonomi, ish-ministri Ilirjan Celibashi, deputeti dhe kryetari i PR Fatmir Mediu etj.

Me sa duket, Shqipëria, ka rezultuar si vendi ku vjen për të investuar miliona euro dhe si falendërim, shqiptarët të dhurojnë një dru të vogël, sa për mbarësi… Ndoshta!/Opinion.al

Share: