Home KRYESORE Dita Nderkombetare e Demokracise dhe rasti shqiptar pa forme qe quajme demokraci!

Dita Nderkombetare e Demokracise dhe rasti shqiptar pa forme qe quajme demokraci!

Nga Afrim Krasniqi

Sot eshte Dita Nderkombetare e Demokracise. Mediat dhe burimet serioze Perendimore qe merren me demokracine dhe problematikat e saj e kane pjese te axhendes ditore.

Ne Shqiperi pak njerez e dine simboliken e Dites se Demokracise dhe me siguri nuk do te kete asnje aktivitet.

fb_img_1473931344817Ne kemi gjera te tjera per tu preokupuar si psh: cfare i tha Rama i vogel Rames se madh, cfare i tha Luli Mulit, cfare i tha Vasili Saimirit, cfare i tha Noisy Cozman….pra kemi halle te tjera, axhende tjeter dhe prioritete te tjera.

Kurse DEMOKRACIA qe premtuam dhe prodhuam pas 25 vitesh i ngjan nje fotokopje te falsifikuar, pa arritur te prodhoje asnje nga ato qe prisnim: shtetin e se drejtes, perfaqesimin cilesor, integritetin, vlerat, besimin dhe moralitetin.

fb_img_1473931337431Vendin e Byrose Politike e kane zene oligarket qe komandojne shefat e semure pas lavdise e pushtetit personal, partia ka monopol mbi gjithcka perfshire pronen, perfaqesimin dhe karrieren; Shqiperia Politike i ngjan modelit te atyre qe blinin diploma ne autostrade, – e dhene pas luksit e fitimit dhe arrogante ndaj dijes dhe vlerave!

Ku votohet sot? Ne zgjedhje parlamentare e lokale? Ne sindikata e shoqeri civile? Ne federata e universitete? Ne shkolla e komunitet? Ne parti politike? As mos tju shkoje ndermend. Nese kerkon votim je armik, nese kerkon konkurrence je njeheresh armik dhe i shitur.

Fatkeqesisht vota e ka humbur vleren dhe demokracia qe buron prej saj eshte kthyer ne oligarki e atyre qe vjedhin voten per te vjedhur me pas gjithcka qe buron nga produkti i saj.

fb_img_1473931330062Dita e demokracise? Shikoni fotot si e nisem dhe sa shume besonim. Shikoni si jemi sot: perjetesisht te fundit. Ne nuk jemi zhgenjyer nga demokracia sepse nuk e kemi perjetuar ate, por jemi te zhgenjyer nga kjo gjeja pa forme qe quajme demokraci.

fb_img_1473931340481Fale Zotit kemi SHBA e BE ketu qe te ndodhin ca gjera pozitive ndryshe do kishim mbetur peng i drekave dhe humorit te Gjirit te Lalzit ku cdohere njeri nga ata ne tavoline ka bere shkollen e burgut, – kriter percaktues per elitat qe me rotacion vijne me premtimin per te na sherbyer dhe me pas na duan te gjithve sherbetore pa ze, pa fjale, pa emra, por me flamurin e partise dhe foton e liderit ne dore.

Share: