Home KRYESORE Donald Lu: Prokurorë nga Uashingtoni për politikanët. Zbulon dhe një sekret të...

Donald Lu: Prokurorë nga Uashingtoni për politikanët. Zbulon dhe një sekret të Ramës

Ambasadori amerikan në vendin tonë,ka deklaruar se do të vijnë prokurorë dhe hetues nga Uashingtoni për të hetuar politikanët e lidhur me krimin në Shqipëri. Ai zbuloi se Edi Rama ka qenë në Prill në zyrat e FBI-së ku ëshët rënë dakord edhe për modalitetet. Pra se si do të ndihmojë FBI, Byronë e Hetimit në Shqëipëri.

Më tej ai foli për Emiljano Shullazin dhe bosët e krimit të lidhur me politikën.

“Në Shqipëri boss-ët e trafikimit të drogës, si Emiljano Shullazi, i cili për shumë vite është akuzuar për vrasje për trafikim por vetëm sëfundmi është arrestuar. Shqipëria ka nivelin më të ulët të ndëshkueshmërisë për boss-ët e krimit, të cilët lëvizin lirshëm për shkak të lidhjes me njerëz me ndikim në shtet”, u shpreh amabsadori amerikan.

Më tej, vazhdoi: “Situata në Shqipëri është serioze, por reforma në gjyqësor dhe ligji i dekriminalizimit do të bëjnë të mundur shkëpuetjen e lidhjeve krim-politikë. Shqiptarët janë të lodhur me këto situata”.

“Ne mbështetim një prokurori të veçantë për korrupsionin në nivelin e lartë. Për të mbështetur Byronë, do të angazhohet FBI-ja. Rama ka vizituar zyrat e FBI së në Prill. Kështu një grup hetuesish e prokurorësh do të vijnë nga Uashingtoni për trajnimet. Pra do të jenë njerëz pa lidhje politike. Është në intersin e SHBA dhe të BE që të trajtohen problemet e krimit të organizuar në Shqipëri”, u shpreh ambasadori Donald Lu./Opinion.al

Share: