Home KRYESORE E akuzuan për kopje, ja si përgjigjet Armina Mevlani

E akuzuan për kopje, ja si përgjigjet Armina Mevlani

Dita e djeshme u shoqërua me komente në mediat online, sipas te cilave bloggerja e modës Armina Mevlani ka kopjuar një tjetër bloggere shqiptare në një prej outfit-eve të publikuara së fundmi në rrjetet sociale.

Veshja e sugjeruar nga Armina dhe nga vajza tjetër ishte “Zara”, një outfit i thjeshtë, që mund të sugjerohej fare mirë nga çdo vajzë që pëlqen të vishet bukur, por zhurma që u bë ishte shumë e madhe, ndoshta për shkak se bëhej fjalë për një nga personazhet më të komentuar të medias, siç është Armina.

Për këtë Mevlani përpos përgjigjeve të dretëpërdrejta ndaj komentuesve publikoi edhe këtë foto, të ngjashme në stil me foton e publikuar së fundmi, e cila daton një vit më parë. Të njëjtat xhinse, sërish çanta “Chloe” dhe sërish një bluzë e lehtë rozë, që dje bëri namin në mediat online, sepse siç u thotë Armina komentueseve: Veshjet bazike nuk ndryshojnë.

Share: