Home KRYESORE Galdini: LDE ben publike 10 propozimet e saj per betejen Opozitare.

Galdini: LDE ben publike 10 propozimet e saj per betejen Opozitare.

Diten e sotme, ne nje mbledhje kryesie, LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, si nje Parti aleate me Partine Demokratike dhe pjese e Koalicionit Opozitar, ka diskutuar mbi kontributin dhe rolin e kesaj partie ne betejen Opozitare sidomos ne perballjen e ardhshme elektorale ne qershorin e 2017.

Pas mbledhjes se Kryesise se LDE, Kryetari i kesaj Partie Arian Galdini ka leshuar nje deklarate per shtyp, ne te cilen ka bere publike edhe propozimet e LDE per Koalicionin Opozitar.

Deklarata e plote e Arian Galdinit:

Shqiperia ndodhet ne udhekryqin e saj me te veshtire. Qeveria ka hequr dore nga funksionet e saj te sherbimit ndaj qytetareve dhe gjithcka po e jep me Koncension ose me 3 P-te e famshme qe ata e quajne Partenriteti – Publik – Privat, por qe ne te gjithe e dime se jane Pakicat Plackitese Politike. Reforma Territoriale ka mbetur ne mes te rruges dhe e paplotesuar me ligjet dhe aktet nenligjore per te garantuar mireqeverisje. Kjo ka sjelle konfuzion dhe selektivitet ne financimet qe ben Qeveria qendrore per Pushtetin Vendor. Praktikisht, ne kete gjendje sesi e ka lene zbuluar Pushtetin Vendor, Qeveria ne fakt e ka akaparuar.

Eshte Qeveria qendrore qe percakton prioritetet e Bashkive. Eshte Qeveria qendrore qe ka te gjitha pushtetet. E njejta gje edhe me Reformen ne Arsim.

Klientelizmi, paaftesia dhe papergjegjshmeria kane vendosur maturantet shqiptare bashke me prinderit e tyre, ne nje gjendje ankthi dhe pritjeje. Pergjigjet dhe zgjidhjet qe ofrohen nuk jane prej Qeverisjeje sherbimesh, por prej Arrogantesh qe nuk perpiqen tu ofrojne zgjidhje qytetareve duke u garantuar, respektuar e lartesuar dinjitetin dhe te drejten e zgjedhjes, por qe e shohin qytetarin si hallexhi qe duhet te duroje e te prese rradhen e te mare e pranoje cfare ti mbetet ne dore.

Reforma ne Shendetesi, as qe behet fjale te kete sjelle Shendetesine Falas. Perkunderazi, keqsherbimi dhe vdekja po ofrohen me para nen dore. Te gjitha nivelet e sherbimeve shendetesore, nga ato spitalore, mjekesore, administrative, e deri tek ato farmaceutike, jane pa aq te keqija sa eshte edhe babezia e koruptopatit Ilir Beqaj per tu pasuruar mbi mizorine ndaj qytetareve te ketij vendi.

Edhe ketu shkelqejne vetem Koncensionet, 3P dhe klientela e Qeverise Rama qe perfitojne mbi 300 milion euro fonde publike, pa sjelle asnje vlere te prekshme dhe ndikuese ne sherbimet shendetesore ndaj qytetareve. I vetmi Institucion qe nuk eshte dhene me Koncension eshte Ministria e Brendshme.

Arsyeja pse Ministria e Brendshme ka mbetur e publike eshte sepse Uniforma Publike po perdoret per te permiresuar sigurine ne rruge, e asgjesuar sigurine pertej rruges. Rripi i sigurise eshte kthyer ne ceshtje madhore e sigurise ne vendin tone. Shume mire. Padiskutim qe shume mire qe kerkohet siguria ne rruge.

Por kjo nuk mund te perdoret si perde propagandistike per te mos pare kanabisin pertej rruges. Policia qe duam, me gjithe perrmiresimet vizuale dhe te pershendetshme, nuk mund te mbaje kokeulur qytetaret shqiptare, qe te mos shohim zaptimin total qe i eshte bere Republikes sone nga kanabisizimi. Ajo cka Policia na ofron si permiresim rrenjesor dhe qe ne e shohim vizualisht dhe e ndjejme ne perditesi, nuk mund te kthehet ne plastifikim per fushat e kanabisit qe gjenden ngado e kudo nga jugu ne veri te Shqiperise. Nje Shqiperi dhe Polici me estetike, nuk mund te na verboje aq sa te mos shohim pertej dukjes, nje Shqiperi te mjere te mbytur nga krimi i organizuar qe kontrollon mbjelljen, kultivimin, trajtimin dhe transportin e kanabisit ngado e kudo neper Shqiperi.

Policia estetike qe na prezanton Saimir Tahiri, nuk mund te mbuloje dot as avionet rrotethyerqe bien, e as shtrirjen masive te kanabisit ne cdo fushe, pllaje, cuke, e gerxhe te vendit tone, nga jugu ne veri. E se fundmi, Qeveria Rama, ka bere te vetmen Reforme te suksesshme. Pa e prekur fare Kodin Elektoral, ka asgjesuar zgjedhjet e lira dhe te ndershme ne Shqiperi.

Dibra eshte shembulli, sesi zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane vetem nje enderr nen tymin e kanabisit ne vendin tone, ketej e tutje. Kanabisi garanton jo vetem blerjen direkte me para ne dore, te votave, por edhe blerjen terthorte nepermjet bashkefajesimit. Rezultati vendoset ne parcelat e kanabisit. Kush mbjell kanabis bashkefajesohet me Zoterit e Kanabisit ne Tirane. Kush mbjell kanabis roberohet nga Zoterit e Kanabisit ne Tirane. Ka fshatare qe kane shitur lope, te mira materiale, kane mare borxhe e kredi, per te blere fara kanabisi dhe per te paguar garancine qe askush nuk domtua preke mbjelljen.

Frika e humbjes financiare, i kthen keta fshatare ne bashkefajtore dhe skllever te Zoterve te Kanabisit nga Tirana. Industria e kanabisit ka bashkefajesim, roberim, por edhe dhune. Sepse grupe te armatosura mbrojne me arme ne dore parcelat e kanabisit. Keto grupe te armatosura trysnojne me dhune, kedo ne fshatrat dhe lokalitetet e tyre. Kesisoj, ceshtja e votes behet gjithnje e me komplekse. A mund te provoje Opozita se cfare ndodh ne terren, ndersa ben fushate elektorale e perballet ne nje gare politike? Gjasat jane shume te vogla. Eshte e pamundur. Sepse qytetari i bashkefajesuar, roberuar dhe trysnuar nga te fortet dhe cubat e fshatrave dhe lokaliteteve, nuk mund te beje deshmi per asgje.

Nuk eshte fajtor qytetari. Kurresesi. As bashkefajesimi ne industrine e kanabisit, nuk e ben fajtor qytetarin. Qytetari kerkon mbijetesen dhe buken e gojes. Faji dhe krimi qendron vetem tek Zoterit e Kanabisit ne Tirane. Dibra ishte dhe mbetet nje deshmi se e vetmja Reforme e suksesshme e Qeverise se Edi Rames eshte asgjesimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndersbme. Ne e besojme kandidatin fitues ne Diber, Muharrem Ramen, kur ai thote se ai nuk eshte as trafikant, as i forte, as i keq. Absolutisht po. E besojme plotesisht. Ama, Zoterit e Kanabisit, nuk kane nevoje te kandidojne e nxjerrin fitues ne Bashki e Kuvend, trafikante, e te inkriminuar.

Zoterit e Kanabisit, mund te kandidojne edhe burra te mire e te nderuar si Muharrem Rama, te cilet vete nuk kane asnje te keqe, por qe duke qene kandidate te Zoterve te Kanabisit, nuk jane kunder te keqes, ose jane te pajtuar me te. Eshte njelloj si policia estetike e Saimir Tahirit. Kandidatet estetike, burrat dhe grate e mira, mund te kandidohen nga Zoterit e Kanabisit, pikerisht sepse nuk jane kunder te keqes, ose sepse jane te pajtuar me te keqen. Ky eshte nje rrezik tjeter madhor per zgjedhjet e 2017.

Ndaj ne si LDE bejme thirrje qe Opozita shqiptare te ndertoje, kordinoje, bashkerendoje e bashkuar nje strategji te qarte dhe te forte perballjeje.

Ne si LDE i propozojme Lulzim Bashes dhe Partise Demokratike qe se bashku:

1. Te mbledhim dhe bejme funksionale Tryezen e Koalicionit Opozitar.
2. Te deklarohemi qartazi dhe vendosmerisht si nje alternative politike antikanabisizimit te Shqiperise.
3. Si Opozite e Bashkuar, te nisim komunikimin me Partneret Strategjike Nderkombetare per tu komunikuar atyre realitetin dhe rrezikun qe i vjen Shqiperise nga kanabisizimi.
4. Te pergatisim nje platforme komunikimi publik dhe me partneret nderkombetare per tu bere te qarte se ne jemi nje Opozite ProIntegrimit, ndersa Qeverisja Rama eshte Prokanabisizimit; se ne jemi nje Opozite zhvillimore, ndersa Qeverisja Rama eshte instaluese dhe promovuese e rastesise dhe sporadicitetit; se ne jemi Opozite e qarte Properendimore dhe Probiznes, ndersa Qeverisja Rama eshte as ne Lindje, as ne Perendim, as probiznes, as prozhvillim, por vecse nje Pakice Politike Plackitese qe bashkejeton me krimin dhe trafiqet ne nivelet me te larta.
5. Te nisim si Opozite menjehere, komunikimin publik me te gjithe intelektualet, akademiket, profesionistet e lire, sindikatat, komunitetet dhe grupet e interesit, per tu shpjeguar dhe atyre se ne jemi Opozite e shpreses dhe kemi nevoje per ta qe ta bejme edhe Shqiperine, nje vend te shpreses, se bashku.
6. Te ngreme Forume dhe mundesi aksesi, angazhimi dhe roldhenese per te gjitha ata individe, personalitete, qytetare dhe komunitete qe duan te kontribojne dhe ti bashkohen betejes sone Opozitare.
7. Ta bejme te qarte vendimin tone politik per te mos mare pjese ne zgjedhjet politike te 2017 me Qeverine dhe Kodin e Kanabisit te kryesuara nga Edi Rama.
9. Te qendrojme se bashku per ndryshime rrenjesore ne Kodin Elektoral, per ta mbrojtur e garantuar me Ligj, lirine dhe ndershmerine e zgjedhjeve.
10. Te nisim sa me pare Protestat masive, per tu bere zeri i qytetareve dhe per tu bashkuar sa me shume me qytetaret shqiptare qe jane te pakenaqur dhe te zemeruar me keqqeverisjen e Edi Rames.

Share: