Home KRYESORE Ja si e “vizaton” kryeministrin Rama Ardi Stefa

Ja si e “vizaton” kryeministrin Rama Ardi Stefa

Nga Ardi Stefa

Kemi një problem shumë të madh në Shqipëri.
Një kryeministër “çun gangster bulevardi Tirone”, që edhe pas tre vitesh në pushtet vetëm konstaton e nuk jep zgjidhje, që pas tre vitesh në pushtet “fajin e ka Saliu, që pas tre viteve në pushtet flet si të ishte opozita në fushatë elektorale.

Një kryeministër që e përdor shkëlqyeshëm kohën e shkuar për të tjerët dhe të ardhmen e të pakryerën (ende) për veten.

Një kryeministër që rri gjithë ditën në Facebook dhe u kthen përgjigje të gjithë komenteve negative të statuseve të tij.

Ose në rast se nuk është ai, përsëri përbën problem, sepse me paratë e taksapaguesve shqiptarë ose të një bote tjetër ai ka punësuar disa të tjerë të komentojnë copy paste në emër të tij.

Problemi është edhe më i madh, sepse mungesa e opozitës, ose më saktë marrëveshja që ka bërë me PD për të ndenjur në pushtet edhe një tjetër mandat katërvjeçar, mungesa e alternativave të tjera politike; verbimi dhe militarizmi i popullit do të bëjë që ai të fitojë përsëri…

Dhe atëhere do të jetë vërtet ajo që ai tha: “Që nuk kemi parë ende asgjë!”

Nga arbitrariteti, arroganca, krimi, droga, prostitucioni, rrugacëria. Të individëve dhe të pushtetit.

Nga ministrat e deputetët e tij që flasin me të njëjtin fjalor, me të njëjtat pauza, artikulacion, gjeste, arrogancë e fasadë si AI.

Vajmedet.

Share: