Home KRYESORE Ja si ndodhi atentati në Rrëshen! Flet djali i të plagosurit!

Ja si ndodhi atentati në Rrëshen! Flet djali i të plagosurit!

Djali i Gjergj Prengajt, 50 –vjeçarit që u plagos në atentatin kundër ish –kreut të OSHEE për veriun, Sajmir Jaku, ka rrëfyer detaje të reja të ngjarjes. Sipas tij, personi që qëlloi mbi Jakun ka qenë i vetëm, mbante një kapuç në kokë dhe ka qëlluar edhe ndaj policisë së Rrëshenit që iu vu në ndjekje.

“Babai im ka marrë 4 plumba, në krahë dhe në këmbë. Në tavolinë kanë qenë babai, Sajmiri dhe nipi i Sajmirit, Juri. Në lokal është future një person me kapuç, jo me maskë siç kanë thënë dhe ka qëlluar në drejtim të Sajmirit. Pastaj është ngritur babai im duke bërtitur, por personi me kapuç ka qëlluar edhe mbi babain tim me 4 plumba, ndërsa nipi i Sajmirit ka ikur me vrap.

Pastaj vrasësi i është kthyer sërsish Sajmirit duke zbrazur të gjithë karikatorin në trupin e tij dhe është larguar i qetë drejt makinës. Makina tip “Benz” shte me targa fals edhe me xhama të zinj. Në Rubik është qëlluar edhe ndaj patrullës së policisë së Rrëshenit që ishte vënë në ndjekje të autorëve”.

Këtë rrëfim ai e dha për faqen “jeta osh qef”. Policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e atentatorit dhe të personave që e ndihmuan. Dyshohet se ai është vrasës me pagesë. Hetuesit nuk kanë mundur të sqarojnë as motivin.

Sajmir Jaku ishte denoncuar në maj të këtij viti nga ish –kryeministri Sali Berisha si person i dënuar në Itali për trafik droge. OSHEE reagoi pas vrasjes së Jakut duke nxjerrë një dëshmi penaliteti, që tregonte se ai kishte qenë i padënuar. /Lapsi.al

Share: