Home KRYESORE Kërcënoi Edi Ramën, zbulohet autori i letrave kundër Kryeministrit

Kërcënoi Edi Ramën, zbulohet autori i letrave kundër Kryeministrit

Policia ka arritur të identifikojë autorin e disa letrave me përmbajtje kërcënuese dhe denigruese, ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.

Sipas të dhënave të para mësohet se letrat janë dërguar me anë të një zarfi dhe mbajnë datën 30 gusht 2016, ndërkohë që nën hetim është shtetasi Xhibrilimine Keça, 57 ­vjeç, nga Korça,

Letrat, të cilat tashmë i kanë kaluar për hetim të mëtejshëm organit të Prokurorisë, kishin përmbajtje kërcënuese, që nxisin urrjetjen, ose grindjen. Mënjehërë, pas identifikimit të personit që shqetësoi kryeministrin me ato që i shkruante, u zbuluan edhe detaje nga jeta e autorit. Ai rezulton një person me probleme mendore, madje i shtruar dhe trajtuar edhe në spitalin Psikiatrit të Elbasanit.

Share: