Home KRYESORE KUR CIM PEKA NUK ME KUPTON MUA, VESHTIRE TE KUPTOJE PD ELEKTORATIN

KUR CIM PEKA NUK ME KUPTON MUA, VESHTIRE TE KUPTOJE PD ELEKTORATIN

Nga And Bejtja

Nje status i imi sot, ku thoja figurativisht per zgjedhjet ne Diber, se PS bleu, nderkohe qe keta te PD-se iknin dhe pa paguar nga restoranti, eshte keqkuptuar ne mesazhin qe kam dashur te jap!

Nuk kam pasur as nuk me ka shkuar ndonjehere ne mendje te promovoj blerjen e votes nga cilado ane te jete, pasi nuk kam luajtur menc dhe nuk kam ndermend te behem politikisht cam.

Shoh qe me kishte keqkuptuar dhe miku im Cim Peka, i njohur per qendrimet e djathta dhe per me teper adhurues i Editorialeve te mia dhe parimeve te mia, mendime qe i hedh me deshire ne faqen e tij, Syri.net

Po thoja me vete; kur nuk me kupton Cimi mua, hajde te kuptoje PD elektoratin. Po qe te sqarohemi njehere e mire; mesazhi qe doja te jepja ne ate status nuk kishte te bente me nxitjen e shitblerjes votes, po me faktin se PD shkoi ne Diber me nje siguri verbuese, duke thene se e kemi te fitume, se eshte bastioni jone, etj etj si keto.

PD hyri ne Diber me mentalitetin e PD-se 92, ndaj thashe iknin pa paguar, ndaj dhe nje ngjarje lokale u kthye pa kuptim ne ngjarje kombetare nga vete lidershipi PD, ndaj u zhvendos gjithe PD pa llogjike ne Diber, sepse nje moment kujtuan se ishin PD e 92.

Kete doja do te thoja, dhe kjo nuk do te thote aspak se kam nderruar mendim qe Rilindja eshte fatkeqesi kombetare, ashtu sikurse mendoj se PD e 2016, qe eshte nje dardhe akoma e papjekur, do deshtoje vazhdimisht po hyri ne cdo beteje elektorale si PD-pjeshke e 92 shit.

Share: