Home KRYESORE Kush e dekonspiroi punen e prokurorise me lajmin për pendimin e pilotit...

Kush e dekonspiroi punen e prokurorise me lajmin për pendimin e pilotit italian?

Gazetari Artan Hoxha ka dalë nga prokuroria pas me shume se tre orë marrjeje ne pyetje. Prokuroria ka këmbëngulur te marrë vesh se kush e ka informuar per nxjerrjen e sekretit hetimor duke dyshuar se kjo është bërë ne mënyre që të paralajmërohen trafikantët shqiptare që kishte “tradhëtuar” italiani.

Dyshimet janë se Hoxhës ashtu sikurse gazetarëve të tjerë të kronikës së zezë i ka çuar sms vetë ministri Tahiri i cili mund te jete nisur per te demostruar ne publik punen e insititucioneve.

Por, pikërisht për këtë prokuroria e krimeve të rënda ka sekuestruar “mjetet e punës” siç tha vetë gazetari i cili ne te tilla raste ka mbrojtje ligjore per te mos e nxjerre burimin e lajmit te tij.

Por nuk dihet nese Artan Hoxha ka bere me dije tashme se nga kush i ka arritur sms-ja qe ka dekonspiruar edhe hetimet e prokurorise…

Share: