Home KRYESORE Lame debaton me Ramën për stadiumin: “Trim është ai që flet kur...

Lame debaton me Ramën për stadiumin: “Trim është ai që flet kur s’e shohin”

Kreu i ALUIZNI­-t, Artan Lame dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit zbulon debatet me Ramën lidhur me prishjen e fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”.

I pyetur në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku përse nuk kishte reaguar fort ndaj prishjes së kësaj trashëgimie kulturore sikundër bënte kur PS ishte në opozitë, Lame tha se trim nuk është ai që flet kur e shohin të tjerët.

“Trim është ai që flet kur nuk e sheh njeri. Fatos Lubonja e ka thënë shumë mirë në librin e tij me kujtime nga burgu. Nuk është trimëri e madhe të hidhesh nga ura për të shpëtuar dikë që po mbytet dhe kur përreth ke 1 mijë veta që të shikojnë. Trimëri e madhe është të hidhesh nga ura për të shpëtuar dikë që po mbytet kur ty nuk po të shikon asnjeri”­ tha ai.

Nisur nga kjo përgjigje Lame la të kuptohet që të ketë debatuar ashpër me kryeministrin Rama lidhur me prishjen e kësaj fasade. Por Lame refuzoi të jepte detaje të mëtejshme. Ditën e prishjes së fasadës në faqen e tij në Facebook ai publikoi një fotografi të fasadës së dikurshme e shoqëruar me fjalën ndjesë. Por duket se deklarata e djeshme sqaron se ai duhet ta ketë kundërshtuar ashpër vendimin për shkatërrimin e saj. /Panorama

Share: