Home KRYESORE Largimi i biznesmenit libanez, irritimi i gazetarit Koka

Largimi i biznesmenit libanez, irritimi i gazetarit Koka

Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas largimit nga Shqiperia te investitorit libanez Faad Mitrii, i cili do te investonte 450 milione doillar ene Shqiperi per te ndertuar nje resort turistik ne Gjirin e Lalzit, por ka vendosur te terhiqet pasi u rrah barbarisht dy jave me pare.

Amarcord!…

Ik o Faad Mitrii, ik sa me larg kesaj toke qe e ka marre dreqi. Ik e mos e harro kurre se çfare te gjeti se te la mendja te investoje 450 milione dollare ne kete moçal!

Ik e thuaju edhe atyre biznesmeneve te tjere ça i pret po i la mendja te vijne te hedhin pare per ta ndertuar ne kete vend e per te mbajtur shqiptare me buk!…

Ik e konsideroje veten me fat se ketu tek ne po nuk te vrau mafia, te vret policia ne biruce ose mjeksia ne urgjence!…

p.s…Ik o mik e te shkuara. Po gjete forcen noj here te na falesh si popull, falna!… Falna se njesoj si ty e pesojme perdite edhe ne o vlla, o mik… ?

Share: