Home KRYESORE Letra e Edit Durhamit : Armiku i shqiptarëve është vetvetja!

Letra e Edit Durhamit : Armiku i shqiptarëve është vetvetja!

Letra e Edith Durham për Parashqevi Qirjazin

Më 20 Maj të vitit 1917 Edit Durham është tërhequr në Angli për arsye të Luftës së Parë Botërore. Ndërkohë Parashqevi Qirjazi gjendej në Shtetet e Bashkuara edhe drejtonte Gazetën ‘Ylli i Mëngjezit’ .

Nëpërmijet kësaj letre Edit Durham na kujton se ‘armiku i shqiptarëve është vetvetja’ sepse ata zihen keq mes tyre për probleme vetjake edhe i lënë mënjanë problemet e përbashkëta. Dëgjohet shumë aktuale edhe sot… ”Pik së pari u falem-ndersë për “Yllin e Mengjezit”.

Me këtë rast dëshironj t’u heq vërejtjen tërë patriotëvet shqiptarë se një nga kundërshtimet që kanë të jashtmit për një Shqipëri të lirë është se shqiptarët janë të përçarë edhe zihen kaq shumë midis tyre sa me gjithë që e dëshirojnë lirin’ e Shqipërisë nuk e shohin dot si mund të realizohet edhe në u realizoftë si mund të përmbahet.

Se ka të këtilla përçarje unë shumë mirë e dij; po besoj se shqiptarët mund ta kapërcejnë këtë rrezik po të jenë të gatshëm t’i lënë mënjanë çështjet vehtiake edhe fetë edhe të mentojnë vetëm për të mirën e përbashkët.

Jam e bindur se fetë e ndryshme i kanë zili njëra-tjetrës edhe është gjë e vështirë të kuptohet se fetë janë vetëm udhë të ndryshme me anën e të cilavet njerëzit përpiqen të arrijnë gjithë atë vënt. Është një mjerim për Shqipërinë se ka tri fe të ndryshme kundërshtare.

Më të shumtat e luftravet edhe mjerimevet të kësaj bote janë shkaktuar prej fevet. Ajo që duhet të bëjmë është të punojmë të gjithë për njerëzimin, edhe jo për një parti të veçantë priftërinjsh edhe për besimet e tyre. Një komb si një njeri i veçantë lipset të rritet vehtë si një trup.

Asnjeri tjetër nuk mund ta bëjnë këtë punë për të. Fati i Shqipërisë qëndron në duart e shqiptarëvet. Në qoftë se shqiptarët do të i lënë mënj’anë mendimet e tyre të pathemelta edhe dëmprurëse për hir të lirisë së kombit, besoj se Shqipëria do të ketë një të pritme të madhe. Po në qoftë se kundërshtimi midis Veriut edhe Jugës edhe mërzitja midis fevet pason, atëherë nuk mund të shoh përveçse ndarjen e Shqipërisë, gjë për të cilën do të më vinjë shumë keq.

Në kohën e tanishme e para pyetje që më bëhet është, “Në qoftë se u jepet shqiptarëve lirija ç’qëllojnë të bëjnë? Çfarë qeverie mund të formojnë? Cilët janë jerëzit që kanë besimin e tërë popullit?”

Pyetje në të cilat asnjeri nuk mund të përgjigjet sot. U lutem ja u bëni të njohur këto shqiptarëve të Amerikës. Unë po përpiqem të bëj atë që mund për t’i shërbyer çështjes shqiptare; po është një gjë shumë e vështirë se nuk mund të përgjigjemi në tërë pyetjet me rëndësi duke mos patur shqiptarët vehtë një politikë të përbashkët edhe të vendosur.

Shpresoj se kjo letër do të të bjerë në dorë. U lutem jepni të falat zonjës Dako (Sevasti Qiriazi-V.H.). Sa gjëra me rëndësi kanë ngjarë që kur se e pashë të pastajmen herë”.

London, Maj 20, 1917 M. Edith Durhum/: http://shqiperiaebashkuar.al

Share: