Home KRYESORE Lorik Cana me probleme në zemër?!! Ja prapaskenat e largimit nga Kombëtarja

Lorik Cana me probleme në zemër?!! Ja prapaskenat e largimit nga Kombëtarja

Dy javë më parë në numrin special që i kushtonte kampionatit të ri francez, revista France Football, e shënonte emrin e Lorik Canës, mes efektivit që do ti shërbente edhe këtë sezon trajnerit të ri të Nantes Rene Girard (shiko faksimilen poshtë). Por më pas u tha se kapiteni i kombëtare shqiptare nuk do të luante me në stadiumin Beaujour. U tha se ai po kërkonte një skuadër tjetër.

Por, faktet janë ndryshe. Lorik Cana nuk është stërvitur këtë verë, pak ditë më parë ai njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e kombëtares shqiptare dhe tashmë, kur merkatoja e verës është në orët e saj të fundit, mësohet se ndoshta ai nuk do të jetë më një futbollist profesionist.

Mbrojtësi që korrikun e shkuar mbushi 33 vjeç ka mbetur pa skuadër dhe ndoshta ai do ta braktisë njëherë e përgjithmonë futbollin.

Por arsyeja e lamtumirës të mbrojtësit legjendar të kuqezijve më shumë sesa me mosgjetja e një skuadre apo mosha lidhet me një problem të tij shëndetëor që është mbajtur “Top Secret” për një kohë të gjatë.

Thuhet se futbollisti ka pasur probleme në zemër dhe mjekët e kanë këshilluar ta ndërpresë menjëherë futbollin, por ai nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë përprara realizimit të ëndrës së tij, pjesmares së parë të Shqipërisë në europianin e Francës.

“Për këtë ëndër ai ka vënë në lojë edhe shëndetin e tij duke rrezikuar mjaft” tha për Lapsi.al nje burim pranë FShF-së.

Pikërisht si pasojë e këtij problemi Loriku po përgatitet ta lërë përfundimisht futbollin duke e mbyllur atë në mënyrën e tij më të mirë, me pjesmarrjen e tij si kapiten në dy ndeshjet e Francës. Tani është koha për ti thënë faleminderit dhe lamtumirë./ Lapsi.al

Share: